Një sherr masiv mes disa të rinjëve ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Korçës.
Sipas burimeve nga policia sherri ka ndodhur për motive të dobta mes të rinjve, të cilët aktualisht janë shoqëruar në polici.4
U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit E. K., 29 vjeç dhe S. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, me sende të forta. Të dy janë dërguar në spital, për mjekim, informoi policia e Korcës.
Komento