Korçë/ Tentoi të vrasë me kallash 48-vjeçarin, vëtëdorëzohet në polici autori

Korçë/ Tentoi të vrasë me kallash 48-vjeçarin, vëtëdorëzohet në polici autori

Arma e krimit

KORçË-Një 28 vjeçar është vetëdorëzuar në Policinë e Korçës pasi më datë 7 shtator për motive të dobta ka tentuar të vrasë me kallashnikov një person Ilir Hoxha (i cili për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë), dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Vetë dorëzimi i 28-vjeçarit J.Hoxha ka ardhur pas kontrolleve të ushtruara nga policia dhe bashkëpunimi me familjarët e tij. Ai është dorëzuar së bashku me avokatin e tij.

Më pas policia ka gjetur edhe armën kallashnikov që qëlloi të cilën autori e kishte pa leje. Po ashtu i është sekuestruar edhe makina tip 'BMW' me të cilën ai u largua.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se plumbi të plagosurin e ka kapur në shpatull dhe i ka dëmtuar mushkërinë. Për pasojë të plagëve të rënda, i plagosuri Ilir Hoxha 48-vjeç është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 11/09/2019 09:32

    Brënda këta neandërtalë egërsira qe te qetësohet shoqëria! Brënda!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg