SEUL, 9 shkurt /ATSH-ANSA/ - Një gjykatë koreanojugore dënoi sot me tre vjet burg ish-shefin e shërbimit sekret pasi u shpall fajtor për ndërmjetësim në zgjedhjet presidenciale në vendin aziatik.Won Sei Hoon, 64 vjeç, i cili drejtoi Shërbimin Kombëtar Sekret (NIS) nga viti 2009 deri në 2013-ën, u shpall fajtor nga një gjykatë apeli me akuzën për përpjekje për të influencuar në zgjedhjet presidenciale të 2012-ës.
Kjo gjykatë hodhi poshtë vendimin e një gjykate më të ulët."Won ndërhyri në këto zgjedhje", deklaroi gjykatësi Kim Sang Hwan, sipas agjencisë koreanojugore të lajmeve, Yonhap."Shtatorin e kaluar, një gjykatë distrikti kishte liruar nga akuza Wonin", shtoi agjencia e sipërcituar.Akuza kishte të bënte me dërgimin e mijëra mesazheve në median sociale me qëllim dobësimin e rivalëve të presidentes aktuale, Park Geun Hye./ a.jor.









