SEUL, 2 janar /ATSH-AFP/ - Koreja e Veriut duhet të nisë diskutimet me Korenë e Jugut pa vendosur kushte paraprake nëse ajo kërkon përmirësimin e marrëdhënieve ndërkoreane, deklaroi sot Seuli pas kërkesës nga Pheniani për të nisur diskutimet.
Drejtuesi koreano-verior, Kim Jong-Un u shpreh dje i gatshëm për bisedime të nivelit të lartë me Seulin, në fjalimin e tij tradicional me rastin e Vitit të Ri.
Por ai i kërkoi gjithashtu Seulit të ndërpriste manovrat ushtarake të përbashkëta me Uashingtonit, që janë për atë përsëritje e një lufte bërthamore.
"Koreja e Veriut duhet të angazhohet në dialog pa vendosur kushte paraprake, nëse ata kërkojnë vërtet përmirësimin e marrëdhënieve jug-veri", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Bashkimit, Lim Byeong-Cheol duke përjashtuar që Seuli do heqë dorë nga manovrat e përbashkëta duke iu referuar kërkesës së Koresë së Veriut.
Çdo vit, dy vendet organizojnë një sërë operacionesh ushtarake të përbashkëta dhe ato të vitit 2015 fillojnë në fund të muajit shkurt./
/ec/