Kim Yo- Jong ,motra më e vogël e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong- Un, mund të marri në dorë kontrollin e vendit në vend të vëllait të saj. Lajmi vjen nga një raport I fundit i Intelektualëve të Solidarizuar të Koresë së Veriut (NKIS), disidentë pro pluralizmit, me bazë ne Seul.
Sipas NKIS nga 1 Tetori, Kim Jong- Un (i cili nuk mësohet të ketë qenë prezent në eventet zyrtare qysh në fillim të shtatorit) po merr trajtim shëndetësor në Klinikën Bonghëa nga dy ekipe mjekësore vendas dhe të huaj. Ndërkohë, në mungesë të tij, Kim Yo- Jong është e ngarkuar për marrjen e vendimeve të rëndësishme të qeverisë dhe për përballimin e situatave në vend.

(Në Foto: Kim Yo- Jong ,motra më e vogël e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong- Un)
Gjithashtu një burim konfidencial i ka rrëfyer NKIS se e gjithë kjo situatë është product i takimit së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut, së datës 6 Shtator. Takimi, sipas burimit, është sygjeruar nga vetë e motra e diktatorit, Kim Yo-Jong.
Byroja Politike, gjatë mbledhjes në fjalë, ka marrë katër vendime urgjente: Së pari dhënia e trajtimit mjekësor liderit, Kim Jong-Un, me shpresën e përmirësimit. Së dyti, të gjithë zyrtarët e lartë dhe pjestarët e Partisë në vend duhet të kenë përgjegjësinë për të ndjekur urdhërat e mëparshëm të Kim Jong-Un. Për sa kohë lideri ndodhet në kurim, vendi, partia, dhe ushtria do të jenë në gjëndje alerti sin ë gjëndje lufte. Porosia e fundit, të gjitha çështjet me rëndësi dhe të lidhura me qeverisjen e vendit do t’i delegohen Kim Yo-Jong. Në këtë mënyrë lideri suprem mund të përqëndrohet në përmirësimin e gjëndjes së tij shëndetësore.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com