Korçë/ Flakët i shkrumbuan shtëpinë, çifti i të verbërve ngel mes katër rrugëve në fillim të dimrit: Na u dogjën të gjitha, shteti të na ndihmojë

Ardian e Jeta Dyli kanë arritur të dalin gjallë nga banesa që u përpi nga flakët pasditen e së hënës. Vetëm me rrobat e trupit janë mes katër rrugësh teksa dimri po troket në Kuç të Devollit.

“Ra flaka nga mbrapa shtëpisë, ishim brenda po hanim bukë, vetëm kur na thirri komshia “dilni se po digjeni", tha Jeta Dyli. 

Nuk i mbajnë lotët teksa shohin shtëpinë e rrënuar. Pranë kanë vetëm fqinjët, ata që i ndihmuan t’u shpëtojnë flakëve.

"Shteti po të ketë mundësi të na ndihmojë, se ne jemi të dy me KEMC, jemi të sëmurë. Me sakrifica i kemi bërë plaçkat që të jetonim, por u dogjën…” Nuk dimë as ne si erdhi, na shpëtuan komshinjtë. Dy çupa kemi ne (qan). Kërkojmë ndihmë për të na rregulluar shtëpinë, se të gjitha janë djegur, vetëm TV e lavatriçe arritën të nxirrnin. Me fukarallëk, me zi hamë një kafshore bukë. Jam e verbër, e operuar jam, asgjë nuk rregullojmë dot vetë”, thotë kryefamiljarja Jeta Dyli.

Apelit të Jetës, për ndihmë i bashkohen dhe fqinjët të cilët tregojnë vështirës e çiftit. Prindër të dy vajzave, të papunë që rrrojnë me pensionin e invaliditetit, pasi të dy kanë statusin e të verbërit.

“E papritur ndodhi se dimë nga erdhi.  Ishte ora 5 u ngritën komshinjtë që panë flakët, se ata nuk shohin. Të verbër janë të dy, ndërsa gruaja është e operuar nga zemra. Kafshoren e bukës ua kemi dhënë ne, bashkëfshatarët sa rriti çupat. Apel i bëjmë shtetit të vijnë sa më parë, të strehohet zonja me të shoqin, sa më parë të vijnë se është koha me sahat tani (dimër)”, tha një grua, fqinje e familjes Dyli.

Zjarrfikësja erdhi me një orë vonesë, tregon një tjetër fqinj i familjes Dyli.

“Thirri djali tha hajde se ka rënë zjarr tek Adri. Dola tek avllia, të tërë po thërrisnin. Flaka ishte e madhe, lajmëruam zjarrfikësen. Prit ne të vijë e s’ka. Lajmërimi është dhënë në kohë, por erdhi me vonesë. Me këtë vonesë që erdhi, mbi një orë”, tha një fqinj.

Zjarri dyshohet se u shkaktua nga një shkëndije elektrike, tha policia, ndërsa një ditë pas djegies së banesës Bashkia Devoll nuk ka ofruar asnjë ndihmë për strehimin e tyre.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja