Futbolli italian është përfshirë nga jë episod mjaft i rëndë. Ndeshja Milan-Pro Patria është ndërprerë për shkak të koreve raciste nda futbollistë të ekipit kuqezi.

Ndeshja është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve të Milanit për fazën e dytë të edicionit,por nuk ka zgjatur më shumë se 26 minuta.

Koret raciste nga ana e tifozëve të Pro Patrias kundër, Niang, Muntarit dhe Boateng kanë shkaktuar reagimin e ashpër të këtij të fundit.

Ganezi ka rrëmbyer topin duke e shkelmuar në drejtim të tifozëve, i nervozuar në maksimum heq fanellën duke u drejtuar në dhomat e zhveshjes.

Futbollistët e Patrias tentojnë të qetësojnë tifozët dhe ndalojnë Boateng, por Allegri tërheq ekipin nga fusha përfundimisht.

Episodi është dënuar nga Federata italiane dhe drejtuesit e Milanit.

Ndërsa Boateng ka reaguar në Twitter duke e cilësuar si një ngjarje të shëmtuar e cila duhet të marrë ndëshkim maksimal.


dylber balla