Korea e Veriut i ka dërguar një faks Koresë së Jugut duke e kërcënuar se do t’a sulmojë pa mëshirë dhe pa paralajmërim nëse do të përsëriten ngjarjet e ditëve të fundit në Seul.

Kërcënimi erdhi pasi gjatë përvjetorit të vdekjes së ish-liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-il, protestues të shumë u mblodhën në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, duke djegur lodra me fytyrën e ish-liderit dhe flamuj koreanoveriorë.

Në mesazh shkruhej se Korea e Veriut do të sulmonte nëse do të përsëriteshin provokime të tjera të dinjitetit të tyre.

Por edhe përgjigjia e koreanojugorëve nuk vonoi. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Kim Min-Seok tha se nëse Korea do të vazhdonte me provokime, atëhere vendi i tij do të kundërpërgjigjej në mënyrë të vendosur.


(v.gj/shqiptarja.com)