Të jesh truprojë e një presidenti nuk është një rol i lehtë. Duhet të jesh i vëmendshëm për lëvizjen më të vogël të dyshimtë në terren, të hidhesh me trup e të mbrosh Presidentin në rast sulmi por edhe të vrasësh për të.
Kështu dhe Presidenti i Koresë së Jugut ka truprojën e tij. Pas rreth një viti skandalesh me ish-presidentin, Koreja ka zgjedhur liderin e ri, Moon Jae-in, por gjithë vëmendja e mediave rozë është fokusuar te truproja e presidentit të ri, Choi Young-jae.
Ai bën pjesë në brigadën e presidentit, pjesë e të cilës janë meshkujt që duhet edhe të duken bukur dhe atraktivë.
Në rrjetet sociale tashmë është duke u folur në masë të madhe për Choin dhe dukjen e tij.
“Choi po i thyen stereotipet se meshkujt aziatikë janë të dobët dhe jo-atraktivë. Faleminderit presidentit Moon që na keni prezantuar mbrojtësin më tërheqës në internet”, është një prej shumë komenteve të këtij lloji.
Femrave u duket si aktor. Ndërsa truproja hedh vështrimin në terren për të pikasur ndonjë rrezik të mundshëm, atyre çdo shikim i tij u duket provokues.
Por ja që përralla zgjat pak, sepse Choi Young-jae është i martuar dhe ka dy vajza të vogla.
Ndërkohë Presidenti koran është vënë në qendër të akuzave. Sipas tyre qëllimi i një kryetari shteti nuk është të zbukurojë administratën me njerëz të bukur për të rënë në sy, por të rrisë ekonominë e vendit me strategji objektive.
[gallery]22271[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com