Koreja e Veriut: 800 mijë të rinj janë regjistruar për të luftuar si vullnetarë kundër imperialistëve amerikanë

Koreja e Veriut: 800 mijë të rinj janë regjistruar për të luftuar si vullnetarë kundër imperialistëve amerikanë

Ushtarët koreanë

Koreja e Veriut pretendon se rreth 800,000 të rinj kanë dalë vullnetarë për shërbimin ushtarak për të luftuar kundër Shteteve të Bashkuara dhe armiqve të tjerë.

Vullnetarët duke premtuar se do të “mposhtin armiqtë e Koresë së Veriut dhe do të bashkojnë dy Koretë u regjistruan në ushtri duke mbajtur rradhë për të shkruar emrin e tyre.

Rreth 800,000 studentë dhe punëtorë, të cilësuar si “pararoja rinore” e vendit , pranuan menjëherë për t'iu bashkuar luftës për të mbrojtur atdheun.

Sipas raportit të NK Neës, thuhet se të rinjtë vullnetarë po i përgjigjeshin akteve provokuese të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, të përmendur në raportin e gazetës si "imperialistë amerikanë" të vendosur për të shkatërruar pavarësinë dhe të drejtën për të jetuar dhe për t’u zhvilluar të Koresë së Veriut.

Regjistrimi masiv të premten erdhi një ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale Hwasong-17 (ICBM), e cila u ul pranë detit të Japonisë.

Koreja e Veriut tha se nisi Hëasong-17 në përgjigje të stërvitjeve ushtarake “provokative dhe agresive” që po zhvillohen midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut. Pheniani i konsideron stërvitjet e përbashkëta si një provë të Uashingtonit dhe Seulit për një pushtim të Veriut.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 19/03/2023 07:34

    Jane regjistruar nga frika se po te ndodhe nji lufte e vertete ata dote ju puthin kembet Amerikaneve sic ndodhi ne Shqiperi ne 90 tat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE