Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike, reagon OKB: Phenian-i të ndalojë veprimet provokuese

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike, reagon OKB: Phenian-i të ndalojë veprimet provokuese

Foto ilustruese

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë të re balistike, e dyta në më pak se 48 orë dhe një ditë pas stërvitjeve të përbashkëta midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Kështu njoftoi shefi i përbashkët i shtabit në Seul.

 “Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike të paspecifikuar drejt Detit Lindor”, tha ushtria e Koresë së Jugut, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Yonhap. 

Edhe zyra e kryeministrit japonez shkroi në Tëitter se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike të dyshuar. Media shtetërore në Phenian konfirmoi se kishte gjuajtur dy predha nga një raketë e shumëfishtë, duke synuar objektivat 395 km (245 milje) dhe 337 km (209 milje) larg.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u shpreh se duhet të ketë një dënim të fortë për lëshimin e ri të raketës nga Koreja e Veriut dhe i bëri thirrje Phenianit të ndalojë "veprimet provokuese". Kjo është bërë e ditur nga një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës