Koreja e Veriut më 1 tetor lëshoi edhe dy raketa balistike në drejtim të Detit të Japonisë. Ky është testi i katërt i raketave që ky shtet ka kryer në javën e fundit.
Ushtria e Koresë së Jugut raportoi për testin, por nuk dha detaje të tjera. Japonia raportoi se raketat udhëtuan 350-400 kilometra dhe arritën lartësinë prej 35-50 kilometrash.
Zëvendësministri i Mbrojtjes së Japonisë është cituar të ketë thënë se raketat kishin një trajektore “të parregullt”.
Disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara ndalojnë Korenë e Veriut që të kryejë testime të raketave balistike. Në maj, Kina dhe Rusia bllokuan një nismë të Shteteve të Bashkuara për të ashpërsuar sanksionet ndaj Koresë së Veriut për shkak të lëshimit të raketave.
Më herët gjatë javës presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, dënoi “obsesionin” e Koresë së Veriut për armët bërthamore, që sipas tij, po privojnë popullin verikorean.
Yoon shtoi se “nëse Koreja e Veriut tenton të përdorë armë bërthamore, do të përballet me përgjigje të fuqishme nga aleanca e Koresë së Jugut me SHBA-në dhe nga ushtritë tona”.
Analistët besojnë se testet e fundit janë përgjigje për ushtrimet e përbashkëta detare midis Koresë së Jugut dhe SHBA-së, por edhe ushtrimeve të tjera, ku është përfshirë edhe Japonia./ REL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9815
Lajme të tjera
-
SHBA stërvitje ushtarake të përbashkët me Seulin, Koreja e Veriut lëshon raketë drejt detit
20 Mars, 08:13
-
Kim Jong tremb sërish, testimi i raketës balistike “pushtoi” ujërat e Gadishullit mes Koresë së Jugut dhe Japonisë
19 Mars, 12:01
-
Koreja e Veriut: 800 mijë të rinj janë regjistruar për të luftuar si vullnetarë kundër imperialistëve amerikanë
18 Mars, 12:18
-
Koreja e Veriut lëshon raketë ndërkontinentale në përgjigje të stërvitjeve të SHBA-ve dhe Seulit
17 Mars, 07:42
-
Koreja e Veriut lëshon raketë balistike para takimit Kore e Jugut-Japoni
16 Mars, 07:59
-
Seuli: Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike
14 Mars, 07:58
-
Mungesa e ushqimit në Korenë e Veriut, ekspertët: Mund të ketë pasoja vdekjeprurëse! Vendi ndodhet në situatën më të keqe
4 Mars, 15:24
-
Zi buke në Korenë e Veriut, mungesa e ushqimit shton shqetësimet për ekspertët: Duhet të hapin kufijtë ose do përkeqësohen gjërat
4 Mars, 08:32
-
SHBA vendos sanksione ndaj tre kompanive dhe dy individëve për gjenerimin e paligshëm të të ardhurave për Korenë e Veriut
1 Mars, 19:20
-
Raporte për vdekje nga uria në Korenë e Veriut, Kim Jong Un kërkon ndryshim rrënjësor në bujqësi
28 Shkurt, 10:11
-
Koreja e Veriut një tjetër 'sulm' ndaj sjelljeve perëndimore, 6 muaj punë të detyruar për prindërit që lejojnë fëmijët të shohin filma të Hollywood-it
25 Shkurt, 15:47
-
SHBA: OKB të dënojë testet raketore të Phenianit
21 Shkurt, 12:11