Prodhimi i ushqimit në Korenë e Veriut ka rënë në nivelin më të ulët të dekadës së fundit, dhe sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, miliona njerëz në vend janë të uritur.
Në një raport të publikuar së fundmi, OKB thotë se janë 3.8 milionë njerëz që kanë nevoja të menjëhershme për ndihma humanitare të cilat duhet të kapin vlerën e 120 milionë dollarëve, nga 25 milionë njerëz që është numri i përgjithshëm i popullsisë.
Tajfunet dhe përmbytjet, vala e nxehte e ngrohjes me temperatura ekstremist të larta, bëri që gjatë 2018-s të kishte një rënie rendimenti në masën 9% krahasuar më 2017, thotë OKB.