Koreja e Veriut teston raketa me rreze të shkurtër

Koreja e Veriut teston raketa me rreze të shkurtër

Koreja e Veriut ka testuar disa raketa me rreze të shkurtër veprimi, njoftoi sot Koreja e Jugut. Duket se bëhet fjalë për një provokim të ri të Phenianit pas përfundimit pa sukes të negociatave të fundit me Shtetet e Bashkuara.

Koreja e Veriut i hodhi raketat në det nga qyteti Wonson, në bregun lindor të vendit, pak pas orës 9 sipas orës lokale, njofton përmes një deklarate Shtabi i Ushtrisë së Koresë së Jugut.

Nuk ka hollësi për raketat e hedhura, por provat me raketa me rreze të shkurtër veprimi nuk përbëjnë shkelje të sanksioneve ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Pheanianit.

Koreja e Veriut nuk ka bërë ende komente mbi provat e fundit.

Presidenti Trump është informuar në hollësi mbi këto zhvillime nga këshilltari për sigurinë kombëtare, John Bolton, njofton një zyrtar i lartë i administratës.

Koreja e Veriut kërkon lehtësimin e sanksioneve amerikane. Që pas mbylljes pa rezultat të bisedimeve mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit koreano-verior në shkurt në Hanoi, Pheniani ka ndërmarrë një numër aktesh që përshkallëzojnë tensionet./ VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore