Koreja e Veriut teston raketën më të fuqishme ndonjëherë! ‘Alarmohet’ Japonia, evakuon shkollat

Koreja e Veriut thotë se testoi një raketë të re balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë, raketën e saj më të fuqishme deri më tani. Raketat me lëndë djegëse të ngurtë mund të lëshohen më shpejt se ato me lëndë djegëse të lëngshme, duke i bërë më të vështira për t'u kapur.

Kjo është hera e parë që Veriu ka testuar një raketë me karburant të ngurtë pas vitesh testimi të raketave me rreze të shkurtër veprimi me karburant të lëngshëm. Ekspertët përshkruajnë se ky është një përparim në programin e armëve të Phenianit, pasi raketat me lëndë djegëse të ngurtë vijnë të gatshme, dhe për këtë arsye do t'i mundësonin Koresë së Veriut të godiste SHBA-në me më pak paralajmërim.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili mbikëqyri testin me vajzën, bashkëshorten dhe motrën e tij, thuhet se testi do t'i bënte rivalët të vuajnë nga frika dhe ankthi ekstrem. Sipas tj, Huasong-18, mbështet strategjinë ushtarake agresive të Veriut. Ky testim shkaktoi konfusion në Japoni, ku u lëshua një urdhër evakuimi dhe më pas u tërhoq brenda 30 minutash. Shkollat në ishullin Hokkaido të Japonisë vonuan oraret e fillimit të tyre dhe një pjesë e transportit u pezullua.

Autoritetet në Japoni, Korenë e Jugut dhe SHBA e dënuan ashpër këtë akt të qeverisë koreane. Kjo është një javë e rëndësishme për Korenë e Veriut pasi ajo feston 11-vjetorin e Kim në pushtet - vendi tenton t'i shënojë këto përvjetorë me shfaqje të përparimit ushtarak. Lëshimi i fundit i raketës vjen gjithashtu dy ditë përpara ditëlindjes së liderit themelues të Koresë së Veriut Kim Sung - festa më e madhe vjetore në kalendarin e vendit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ligor Çifligu: 14/04/2023 20:45

    Po ku je o USA hë ça do i bosh DEBILIT Kim Jong Sung apo ktu sve dot demokraci si ke vu në: Afganistan, Irak, Siri, Vejetnam ti ve demokraci apo ktu te Kimi ske këllqe .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë