Koreja jugut, të shëruarit që ende janë pozitive nuk infektojnë personat e shëndetshëm

Koreja  jugut, të shëruarit që ende janë pozitive nuk infektojnë personat e shëndetshëm

Autoritetet shëndetësore në Korenë e Jugut kanë deklaruar se pacientët e shëruar nga koronavirusi por që rezultojë ende pozitivë pas 4 testeve të tamponit, nuk mund të infektojnë të tjerët, pasi fragmentet e konstatuara në këto teste janë Covid të ‘vdekur’.

Qendra koreane për Kontrollin e Sëmundjeve ka kryer më shumë se 100 verifikime si ka kryer hetime të thelluara epidemiologjike në më shumë se 280 raste të tjera dhe ka dale në konkluzioni se këta lloj ish pacientë nuk janë bartës të infeksionit.

Autoritetet koreano jugore kanë rishikuar gjithashtu udhëzimet që rekomandonin se pacientët e shëruar nga koronavirusi, dhe që kishin dalë nga spitalet, t’i nënshtroheshin dy javëve të tjera karantinë.


Lajmi kryesor:

162 viktima në Itali, mbi 4.8 milionë raste infeksioni në botë! Trump: Po trajtohem me hidroksilklorin


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?