Koreografi dhe heshtje në stadium, në Serbi nderojnë terroristin e vrarë në Kosovë (VIDEO)

Koreografi dhe heshtje në stadium, në Serbi nderojnë terroristin e vrarë në Kosovë (VIDEO)

Koreografi e 'Delie'

Beograd, tifozët e Crvena Zvezdës kanë nderuar terroristin e vrarë në Banjskë të Kosovës një javë më parë. Në ndeshjen e raundit të 10-të në Superligën serbe të futbollit, tifozët e Zvezdës (Delie) heshtën për 31 minuta në nderim të Stefan Nedeljkovic, që mbeti i vrarë në dyluftimet me policinë speciale të Kosovës.

Në "Maracana" tifozët i kushtuan edhe një koreografi speciale 31 vjeçarit, teksa qëndruan po për kaq minuta në heshtje dhe më pas brohoritën duke kënduar edhe këngë nacionaliste. Stefan Nedeljkovic njihej si tifoz i Crvenës dhe në stadium ishte edhe një foto e tij.

Kujtojmë se në 24 shtator një grup i armatosur u fut nga Serbia në Kosovë dhe la të vrarë policin Afrim Bunjaku (Dëshmor i Atdheut) në Banjskë. Për këtë policia kosovare ndërhyri duke sprapsur rrezikun dhe lënë të vrarë tre nga terroristët e grupit që kishte një armatim të rëndë, i cili u sekuestrua nga forcat e rendit në Kosovë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 01/10/2023 09:41

    DJALLIN E KEMI NË KRYEVENDIT NË TIRANË !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë