TIRANE - Gazeta Shqiptarja.com publikon sot historinë e senatorit të Partisë Demokratike italiane, i cili është ndaluar në ujrat greke. Alberto Maritati ishte duke lundruar me një skaf me flamur shqiptar, në shoqërinë e një familjeje shqiptare, në drejtim të ishullit Erikoussa, ku ka një vile kur është ndaluar nga ushtria greke .

Gazeta shkruan se ushtarakët grekë, që në fillim tendenciozë ndaj politikanit Italian për shkak të flamurit shqiptar të shpalosur, nisën një operacion policie të vërtetë, agresivë dhe detyrim zbarkimi në Korfuz, për vërtetime të mëtejshme. Ushtarët grekë, hodhën dyshimin se gomonia turistike nuk transportonte turistë, por klandestinë, për shkak të pranisë në bord të miqve shqiptarë në ujrat greke në Korfuz.

Historinë sipas dëshmi së vetë politikanit italian e gjeni sot në gazetën e shtypur të Shqiptarja.com Lexo gazetën online

(sg/shqiptarja.com)