/ATSH/.- Kori i famshëm i burrave "Saint Ephraim", nga Hungaria përmbylli edicionin e IX-të të "Takimit muzikor mes dy botëve", në sallën e Muzeut Onufri në Berat.
Pas tre netëve performancë nga Tirana në Shkodër, festivali finalizoi udhëtimin e tij muzikor në qytetin e Beratit. Artadashësit beratas duartrokitën interpretimin e korit të burrave "Saint Ephraim", të cilët performuan muzikë kishtare të riteve bizantine në një mënyrë autentike. Ansambli performoi edhe kompozime nga tradita perëndimore (këngët Gregoriane, këngët Protestante dhe nga Ungjilli), por edhe pjesë jo fetare.
Kori "Saint Ephraim" është krijuar në 2002 nga Tamas Bubno, një muzikant kishe dhe drejtues. Kur ai po mblidhte melodi fetare në zonën Subcarpathiane në Ukrainë për tezën e doktoraturës të quajtur: Origjina dhe Variantet e Këngëve Liturgjike Katolike Greke në Hungari dhe në zonat Subcarpathiane, një ditë ai zbuloi një manuskript të panjohur të Liturgjisë së Shën John Chrysostom për korin e burrave, të kompozuar nga Janos Boksay; një prift katolik grek dhe kompozitor gjatë kalimit nga një shekull në tjetrin. (1874-1940).
Ai vendosi të mblidhte disa nga shokët e tij, të gjithë profesionistë që punonin me koret më të mira në Budapest ( Kori I Burrave të Ministrisë së Mbrojtjes, Kori I radios Hungareze, Kori Kombëtar, Ansambli I zërave Tomkins etj) dhe disa ish studentë të tij që të luanin këtë pjesë. Kori filloi të merrte pjesë rregullisht në shërbimet liturgjike Bizantine, më së shumti në Kishat katolike Greke në Budapest dhe në qytete të tjera të Hungarisë.
Ansambli mori emrin Saint Ephraim, Siriani (307-378), i cili ishte himnografi i parë më i mirë Bizantin, që quhej nga bashkëkohësit e tij " Harpa e Fantazmës së Shenjtë" . CD e parë e korit, Boksay- Liturgy që Bubno zbuloi u publikua nga Hungaroton (2005). Repertori I tyre është pasuruar nga disa pjesë klasike të muzikës Sllavo-Orthodokse, të dokumentuara në rregjistrimin e dytë, të shfaqura nën etiketën e Orpheia në 2006. Ky album është një përzierje e muzikës kishtare Greko-Bizantine, Hungareze dhe Sllave. Në 2006 Kori iI burrave Saint Ephraim fitoi cmimin në kategorinë Kor Dhome Profesionist në 25 vjetorin e konkursit të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Orthodokse në Hajnoëka (Poloni). Ata ishin Ansambli i parë që vinin nga një vend jo sllav që të fitonin çmimin e parë në historinë e këtij konkursi.
Në vitet e fundit ata kanë dhënë koncerte në Moskë, Shën Petersburg, Berlin, Romë dhe Paris. Ata janë ftuar në Festivalin e Muzikës Schlesëig-Holstein (2007), Donaufest-Ulm (2010) në Gjermani, Festival de Royaumont (2008) Festival d'Auvers-sur-Oise (2009) Francë, Janacek Festival Ostrava- Republika Ceke (2010), dhe kanë zhvilluar ture në Sllovaki, Poloni dhe në Serbi. Saint Ephraim kanë performuar edhe në Festivale shumë të famshme në Hungari. Festivali i Pranverës Budapest (2006-2008), Lugina e arteve, Kapolcs (2006,2007), Festivali Arcus Temporum, Pannonhalma (2008) Miskolc Opera Festival (2007, 2010) Tchaikovsky Marathon, Budapest (2008) 'ordogkatlan' Festival (2008-2009-2010), Pecs - Kryeqyteti Kulturor i Europës (2010).
Koncertet e tyre ku janë performuar Listz dhe Bartok kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Festivalin Schleswig-Holstein. Ata planifikojnë që të regjistrojnë të gjitha kompozimet korale të burrave nga dy kompozitorët e mëdhenj hungarez dhe krahas tyre edhe pjesë muzike të riteve Bizantine. Albumi i tretë i Ansamblit është përshtatur nga BMC: Liszt: Koret e Burrave I (2009).
Festivali Ndërkombëtar katër ditorë u mundësua nga Organizata Franko-Shqiptare "ARGJIRO" dhe nën kujdesin e veçantë të drejtueses së saj Ilda Mara. Festivali e çeli siparin e edicionit të IX në 18 shtator në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë.
Sipas drejtueses së "ARGJIRO" Ilda Mara, ky event ka si qëllim promovimin e trashëgimisë materiale dhe jomateriale shqiptare dhe asaj evropiane, ndërtimin e urave të dialogut kulturor mes popujve, ndërgjegjësimin e opinionit publik për mbrojtjen dhe transmetimin e kulturave të ndryshme si pjesë e trashëgimisë kulturore si dhe rivitalizimi i qendrave historike