Kori i policisë ruse, këndon këngën “Get lucky” të Daft Punk. Përpara disa kohësh kori i ushtrisë ruse, kënduan një cover me versionin e këngës skyfall të Adele, kolonë zanore të filmit me James Bond.

Duke parë suksesin e kolegëve të tyre, dhe duke dashur të imitojnë atë çka bëri ushtria, kori i policëve menduan të këndonin një këngë të njohur, për të promovuar një koncert në Kremlin, ku do të merrnin pjesë gjatë një programi të zhvilluar ditën e dielë. Kështu, realizuan këtë cover tepër kurioze, me këngën Get Lucky, të Daft Punk.

Suksesi i kësaj kënge është vërtet i dukshëm duke arritur të marrin një milionë e gjysmë shikime në pak ditë, pas hedhjes së kësaj video në platformën “Youtube”.

Redaksia Online
(Elvana Bilali/e.s/shqiptarja.com)