Korigjimi i kufirit, 80 deputetë rezolutë kundër Thaçit, pro tij PDK e Lista Serbe

Korigjimi i kufirit, 80 deputetë rezolutë kundër Thaçit, pro tij PDK e Lista Serbe

Hashim Thaçi

Një rezolutë që kërkon t’ia ndalojë presidentit Hashim Thaçi të flasë me Aleksandar Vuçiçin për ndryshimin e kufijve të Kosovës, pritet ta votojnë rreth 80 deputetë shqiptarë në Kuvendin e Kosovës. Rezolutën e kërkuar nga opozita e mbështet partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt. Kundër saj dhe pro Thaçit është vetëm Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista Serbe.

Gazeta Express mëson se opozita ka siguruar mbi 70 vota të deputetëve shqiptarë, që do ta votojnë rezolutën në seancën e jashtëzakonshme të 4 shtatorit, tri ditë para se presidenti Thaçi të takohet me homologun e tij serb, Vuçiq, në Bruksel.

Opozita planifikon të nxjerrë një rezolutë, e cila e ka pikë të vetme: Duhet të konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pandashëm, dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj ka thënë sot në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë, se kjo pikë e rezolutës së opozitës e ka edhe votën e tij.

“Nëse është vetëm një pikë në rezolutë, që mos me ndryshu kufijtë e territori, e ka votën time sot e nesër e në çdo kohë”, tha të martën Haradinaj.

Kësisoj, tri partitë opozitare, që kanë së bashku 58 deputetë, dhe AAK, që ka 12 deputetë, priten të votojnë pro. Qëndrim të njëjtë ka edhe Nisma Socialdemokrate, që ka 8 deputetë.

Rezoluta që po kërkohet të miratohet nga tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, ka marrë edhe përkrahjen e Nismës, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë sot për Gazetën Express se përkrahin formalizimin e “vijave të kuqe”, që ka presidenti Thaçi, derisa drejton bisedimet me Serbinë. Prandaj, sipas Sherifit, arrihet me një rezolutë të tillë, që tregon qartë se cilat janë kompetencat e Presidentit dhe për çfarë nuk mund të flasë ai në Bruksel.

Ndersa kreu i tanishëm i PDK’së, Kadri Veseli, nuk ka një qëndrim të qartë rreth ndryshimit të kufijve. Edhe më tutje gjendet në mes mbrojtjes së Thaçit dhe mbrotjes së integritetit territorial.

Rreth rezolutës, shefi i Grupit Parlametar të PDK’së, Memli Kransiqi, ka thënë sot për Express se nuk është forma e duhur me të cilën opozita mund të dëshmojë qëndrimin e saj rreth negociatave me Serbinë.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial nuk mbrohet me seanca te jashtëzakonshme e me rezoluta për konsum politik ditor”, ka thënë Krasniqi.

Në mbështyetje të Thaçit është edhe Lista Serbe. Siç mëson Express, opozita nuk e ka përkrahjen e përfaqësuesve serbë në Kuvend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK