Alarmi për ngritjen e skenës së spektaklit në Parkun Arkeologjik të Apolonisë ka ardhur nga anëtarët e forumit të Mbrotjes së Trashëgimisë Kulturore. Ndërkohë Ministria e Kulturës ka deklaruar një ditë më parë se skena e spektaklit “është ngritur brenda normave të Kartës së Veronës”. Sërish dje Ministria e Kulturës ka dërguar një deklaratë tjetër për shtyp ku thekson se “Ministria e Kulturës gjen rastin edhe njëherë të nenvizojë se: Aktiviteti kulturor i kompanisë Bankers Petroleum Albania Ltd. i parashikuar për datën 13 korrik 2014 po zhvillohet në mbikqyrjen e plotë dhe profesionale të Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parkut.
Ministria e Kulturës garanton dhe siguron se spektakli i organizuar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë do të zhvillohet konform Kartës së Veronës “Kartës për përdorimin e vendeve antike për spektaklin”. Sipas këtij dokumenti bazë, mbi të cilin mbështetet organizimi i spektakleve në vendet antike dhe parqet arkeologjike në gjithë Evropën, konservimi i këtyre strukturave ka kuptim vetëm nëse ato vihen në dispozicion të publikut. Natyrisht me kusht që të respektohet brishtësia e monumenteve dhe parimi i reversibilitetit të strukturave ndihmëse që mund të ndërtohen provizorisht.” Këtë deklaratë Ministria e Kulturës e argumenton me disa foto përmes të cilave tregohet se shumicva elementeve të skenëns janë të mbështetura mbi platforma druri.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)