Koronavirus/ Apple dhe Google së bashku për të krijuar një teknologji për 'gjurmimin' e COVID-19

Koronavirus/ Apple dhe Google së bashku për të krijuar një teknologji për 'gjurmimin' e COVID-19

Apple dhe Google po punojnë së bashku për të zhvilluar një teknologji që do të paralajmëroi njerëzit nëse ata kohët e fundit kanë rënë në kontakt me persona/persona që janë identifikuar si të infektuar me koronavirus. Ata fillimisht shpresojnë iniciativa për ardhjen në ndihmë personave në ‘gjurmimin’ e kontaktit të tyre të funksionoi siç duhet.

Të dy kompanitë besojnë se qasja e tyre - e dizajnuar për të mbajtur përdoruesit anonime –  vë në dukje edhe shqetësimet për ruajtjen e privatësisë. Pjesëmarrja e përdoruesve do të ishte vullnetare.

Metoda e tyre e gjurmimit të kontakteve do të funksiononte duke përdorur sinjalet Bluetooth të një smartphone për të përcaktuar se kush ishte pronari kohët e fundit, i cili kishte qëndruar mjaftueshëm afër për aq kohë sa të kishte krijuar një rrezik të ngjitjes së virusit. Nëse një prej atyre njerëzve më vonë testohej pozitiv për virusin Covid-19, një paralajmërim do t'i dërgohej pronarit të celularit origjinal.

Asnjë të dhënë për vendndodhjen GPS ose informacion personal nuk do të regjistrohej.

"Privatësia, transparenca dhe pëlqimi janë me rëndësi të madhe në këtë përpjekje dhe ne shpresojmë që të ndërtojmë këtë aplikacion në konsultim me palët e interesuara," thanë Apple dhe Google në një deklaratë të përbashkët.

"Ne do të publikojmë hapur informacione rreth punës sonë që të tjerët t'i analizojnë."

Presidenti Trump tha se administratës së tij i duhej kohë për të konsideruar zhvillimin.

"Është shumë interesante, por shumë njerëz shqetësohen për këtë në lidhje me lirinë e tyre," tha ai gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. "Ne do të marrim kohë për ta konsideruar, dhe do t'ju bëjmë të ditur shumë shpejt."

Mbikëqyrësi për Mbrojtjen e të dhënave të Bashkimit Europian dukej më pozitiv, duke thënë: "Kjo nismë do të kërkojë vlerësim të mëtejshëm, megjithatë, pas një vështrim të shpejtë duket keni bërë zgjedhjen e duhur kundrejt përdoruesit, mbrojtjen e të dhënave nga ana e projektimit dhe të ndërveprimit pan-evropian" Ndërkaq, të tjerë shprehen se suksesi i sipërmarrjes mund të varet nga testimi i shumë njerëzve .

Apple është zhvilluesi i iOS, ndërsa Google është kompania prapa Android. Të dy sistemet operative fuqizojnë pjesën më të madhe të telefonave inteligjentë në përdorim. Disa vende - përfshirë Singaporin, Izraelin, Korenë e Jugut dhe Poloninë - tashmë njerëzit përdorin aparatet për të lëshuar alarmet në rast kontakti me të infektuar me koronavirus.

Autoritetet e tjera shëndetësore - përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë - po punojnë në iniciativat e tyre. Dhe qeveritë e disa vendeve në SH.B.A., thuhet se do të miratojnë kët aplikacion.

Dy gjigantët e teknologjisë synojnë të sjellin koherencën në të gjithë këtë duke lejuar që aplikacionet ekzistuese të palëve të treta të rikrijohen në bazë të zgjedhjes së tyre.

Kjo do t'i bënte aplikacionet të ndërveprueshëm, kështu që gjurmimi i kontaktit do të vazhdojë të funksionojë ndërsa njerëzit udhëtonin jashtë shtetit dhe binin në kontakt me njerëzit që përdorin një mjet të ndryshëm.

Apple dhe Google kanë punuar në këtë nismë për rreth dy javë, por nuk i bën publike planet e tyre deri këtë të premte.Nëse është e suksesshme, skema mund të ndihmojë vendet të pushojnë bllokimet dhe kufizimet kufitare.

Ngjashmëritë bazuar në telefona

Kompanitë synojnë të lëshojnë një njësi ndërtimi të këtij softueri - i njohur si një API (ndërfaqja e programimit të aplikacionit) - nga mesi i majit. Kjo do të lejonte që aplikacionet e të tjerëve “to run” me të njëjtën bazë.

Regjistrimet e ID-ve dixhitale të përfshira do të ruhen në serverat kompjuterikë, por kompanitë thonë se këto nuk mund të përdoren për të demaskuar identitetin e vërtetë të një individi specifik. Për më tepër, procesi i përputhjes së kontakteve do të zhvillohej përmes telefonave dhe jo drejtpërdrejtë. Kjo do të bëjë të mundur që dikush të kuptoj se duhet të karantinohet, pa u njoftuar dikush tjetër.

Të dy kompanitë kanë lëshuar detaje të specifikimeve të kriptografisë që planifikojnë të përdorin për të ruajtur privatësinë dhe detaje për rolin që do të luajë Bluetooth. Ata shpresojnë se kjo do të bindë aktivistët që qasja e tyre mund të besohet.

Apple dhe Google thonë se një përfitim tjetër i zgjidhjes së tyre është që zhvilluesit nuk do të rrezikojnë versionet iOS dhe Android të aplikacioneve të tyre të bëhen të papajtueshme për shkak të një azhurnimi të gabuar. Për më tepër, ata besojnë se aplikacioni do të kishte më pak kosto për jetën e baterisë sesa sistemet aktuale të gjurmimit të kontaktit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt