Koronavirus/ Artistët thirrje ndërgjegjësimi: Që shumë shpejt të përqafojmë njerëzit e dashur ...(VIDEO)

Artistët edhe sot kanë vazhduar me mesazhet e tyre jo vetëm me nota optimizmi, por edhe thirrje që njerëzit të ndërgjegjësohen, ne një kohë kur koronavirus po merr edhe jetë njerëzish në vendin tonë. 

Denisa Gjezo, Klajdi Musabelliu e shumë artistë të tjerë bëjnë thirrje të qëndroni në shtëpi, pasi vetëm kështu do të përqafojmë shumë shpejt të dashurit tanë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:29
'Bota është lënduar!' Balerina Adel Lami performancë rrënqethëse

Balerina Adel Lami, e cila së fundmi e ndan jetën e saj mes Amerikës dhe Shqipërisë, ka publikuar në rrjetet sociale një performancë 'drithëruese' të saj, si për të pasqyruar atë që gjithë bota po përjeton: Lëndimin nga një virus që po grabit tragjikisht jetë njerëzish: koronavirusi! 

Nën tingujt e një prej këngëve të këngëtarit francez Stromae, balerina shkruan: "Pak nga shpirti im, drejt tuajit..."

Ora 16:45
Salsano Rrapi 'shndërron' shtëpinë në teatër kukullash

Kur të gjitha ambientet kulturore, por edhe argëtuese janë mbyllur, shumë prej nesh pyesin veten si t'i argëtojmë fëmijët në vetëizolim. 

Salsano Rrapi ka gjetur një mënyrë shumë origjinale, duke sjell teatrin e kukullave brenda shtëpisë së tij. 

Ai ka postuar një video në rrjetet sociale, ku duket ky 'shndërrim' i shtëpisë në një ambient mjaft argëtues. 

Kjo është një ide e mirë për të gjithë prindërit! 

 

Ora 15:52
Koronavirus e lë të izoluar, Klaudja Pepa i "përvishet" punëve të shtëpisë

Balerina Klaudja Pepa, e vetëkarantinuar në Itali aty ku tashmë jeton prej vitesh duket se po i shijon ditët e saj e izoluar në shtëpi. 

Në mënyrën e një balerine Klaudja i është 'përveshur edhe punëve të shtëpisë. Nëpërmjet videove argëtuese ajo tregon disa momente nga jeta e saj brenda shtëpisë. 

Ora 14:42
Koha të kuptojmë veprat artistike! Mirela Kumbaro lexon 'Njohuri mbi artin'

Ashtu sikurse është bërë tashmë zakon, ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro sjell vepra të ndryshme letrare dhe i lexon ato për ndjekësit në rrjetet sociale, kryesisht fëmijët. 

Këtë herë ajo ka rekomanduar një tjetër libër, jo si përrallat e romanet e mëparshme, por një libër që të ndihmon të kuptosh veprat artistike dhe artin në përgjithësi. 

 

Ora 13:53
'Në fund të tunelit ka gjithmonë dritë', këta sy fëmijë do ju bëjnë të reflektoni me mesazhin e tyre (VIDEO)

Situata e krijuar nga koronavirus në Shqipëri duket se shoqërisë sonë po i jep një mësim të rëndësishëm: Dëgjoni fëmijët! Shumë prej tyre kanë dhënë mesazhe të forta sensibilizuese, duke e bërë pjesën e tyre të 'luftës' ndaj virusit shumë mirë. 

Të ndërgjegjësuar për të qëndruar në shtëpi dhe se duhet mbrojtur kategoria e të moshuarve më shumë se kushdo tjetër, edhe Orkida e Adelajdi kanë një mesazh që do ju bëjë të reflektoni.

Ora 13:49
Instruktori i Cirkut Kombëtar bën ushtrime zbavitëse me Tobin nga shtëpia për fëmijët (VIDEO)

Instruktori i Cirkut Kombëtar Mario Uka bën ushtrime zbavitëse për fëmijët nga shtëpia e tij, së bashku me Tobin. Ai bën apel përmes këtij videomesazhi që fëmijët të qëndrojnë në shtëpi

Ora 13:43
Festina Mejzini ‘ngroh’ zemrat e njerëzve me këngën “Pranvera filloi me ardh” (VIDEO)

Këngëtarja Festina Mejzini në këto ditë që shqiptarët gjenden në vetizolim ka vendosur që me këngën e njohur “Pranvera filloi me ardh” të urojë njerëzit për stinën e bukur që sapo ka nisur.

Ora 13:40
Tingujt që ngrohin shpirtin! Violinisti Flogert Shatraj muzikë shqiptare nga shtëpia (VIDEO)

Violinisti i Ansamblit të Valleve edhe Këngëve Popullore Flogert Shatraj çdo ditë nga shtëpia e tij luan muzikë të njohur shqiptare. Nga Baresha tek vallet Rrajcës, e Kokësit edhe dhe valle kosovare

Ora 13:37
Instrumentistë, këngëtarë, aktorë, gazetarë, të gjithë bashkë! Sjellin me emocion "Kënga e mjekut" (VIDEO)

Një këngë e kënduar për herë të parë në vitin 1963 nga këngëtarja e mirënjohur Anida Take ka bërë bashkë instrumentistë, këngëtarë, aktorë, sportistë e gazetarë.

Kënga dedikuar mjekëve nga mjeshtrja e këngës shqiptare ka ardhur plot emocion edhe njëherë si përkrahje ndaj atyre që sot ndodhen në frontin e parë të luftës ndaj koronavirus nga emra të njohur të botës së artit, kulturës, sportit e ekranit shqiptar si Ema Andrea, Dhimitër Gjoka, Lorik Cana, Kujtim Prodani, Vikena Kamenica, Eranda Libohova etj. 

Ora 13:34
Aktorja Shegushe Bebeti: Të mbështesim njëri-tjetrin, kemi nevojë për gjëra të bukura (VIDEO)

Aktorja e Teatrit të Kukullave Shegushe Bebeti nga shtëpia e saj bën apel për të qëndruar në shtëpi. Ajo i konsideron këto momente të vështira, ndërsa mund t’ja dalim vetëm të gjithë bashkë

Ora 13:26
Tenori pas rrëzimit të qeverisë Kurti-bashkatdhetarëve: Na vranë me thikë pas shpine, por rrini në shtëpi (VIDEO)

Tenori i njohur Rame Lahaj nga shtëpia e tij në Australi këndon për bashkatdhetarët në Kosovë. Ndërsa, rrëzimin e qeverisë Kurti në kohë të vështirë tenori e quan një pabesi ndaj qytetarëve të këtij vendi.

“Asgjë s’mund të na ndalë neve që të këndojmë së bashku. Në këtë ditë zie për politikën kosovare, kam vendosur të këndojë bashkë me kolegët e mi në Kosovë, marrë parasysh që “Vaji i burrit është kënga”, e njëkohësisht t’ju tregojmë se pavarësisht largësisë në mërgatë, e ju në Kosovë, jemi të bashkuar e më të unifikuar se kurrë. Rri në shtëpi, derisa të kalojmë edhe këtë furtunë, rri në shtëpi e bëj kujdes më shumë se kurrë, sepse pas gjithë kësaj do të kemi punë edhe më të madhe që do t’ua tregojmë vendin atyre që na vranë shpresën me thikë pas shpine”, shkruan Lahaj.

Ora 13:21
Francë/Vlorent Xhafaj rrëfen ditët gjatë vetizolimit, violonçelisti: Shpresojmë që situata të ndryshojë sa më shpejt (VIDEO)

Violonçelisti Vlorent Xhafaj nga shtëpia e tij në Chamonix të Francës rrëfen ditët në vetizolim. Ai tregon se nga banesa e tij nuk ka të drejtë që të lëvizë më larg se 1 km edhe bën apel shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë të vështira.

Ora 10:50
Sa të rinj motivues! Gjimnazistja: Ditëlindjen e festova e 'mbyllur', por po gatuaj e lexoj më shumë... (VIDEO)

E kishte planifikuar festën e ditëlindjes së saj krejt ndryshe, mes shoqërisë dhe muzikës, por gjimnazistja e 'Petro Nini Luarasi', Aleksandra Shehaj është e lumtur që këtë ditë e festoi pranë atyre që të falin dashuri pa kushte: familjarëve.

Nga shtëpia ku është vetëkarantinuar, si masë e marrë për të eleminuar rrezikun 'koronavirus', gjimnazistja thotë se këtë kohë po e shfrytëzon për të lexuar më shumë, hedhur në letër idetë për piktura e për të gatuar.

Ora 10:49
Këngëtarja Denisa Gjezo: Po kalojmë një periudhë të vështirë, ndiqni rregullat bazë! (VIDEO)

Duke uruar që video mesazhi i saj t'ju gjejë sa më mirë pranë të dashurve tuaj, këngëtarja e muzikës popullore Denisa Gjezo thotë nëse respektojmë rregullat kryesore të qëndrimit në shtëpi dhe mbajtjes së higjienës personale, shume shpejt do mund të përqafojmë pa frikë njerëzit që duam.

Ora 10:48
Mjaft gjëra 'funny' për të bërë, Klajdi Musabelliu: Qëndroni në shtëpi! (VIDEO)

Këngëtari Klajdi Musabelliu në një video mesazh ka bërë thirrje të qëndroni në shtëpi. Sipas tij ka mjaft gjëra interesante që mund të bëni nga shtëpia, ndaj merreni me sportivitet!

Ora 09:39
Xum Allushi: Dy fjalë për koronavirus! (VIDEO)

Është i njohur për videot e tij interesante dhe plot humor. Edhe këtë herë Xum Allushi i ka dedikuar disa fjalë koronavirusit. 

Disa gjëra që në jetën e përditshme nuk do ti bënim kurrë, për shkak të kësaj situate do ta mendonim dy herë. 

Nga personi që nuk do t'i hapnim telefonin kurrë, te orët e gjata në palestër, Xum Allushi tregon se cfarë bëhet vetëm që të 'ikë' koronavirus

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut