Koronavirusi nuk e la pushim, arbitri i Superligës që punon infermier: Më mungon familja, me uniformën e sportistit ndjenja më pozitive

Futbolli u ndërpre, por për arbitrin Ridigert Çokaj nuk ka pushim. 35-vjeçari la fushën e gjelbër për të kryer me përgjegjshmëri profesionin tjetër të tij, atë të infermierit. Për më shumë se një muaj ai ka qenë pa ndërprerje duke punuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku thotë se ka pritur 14 raste me koronavirus. Në intervistën për Report TV arbitri Çokaj pohon se i mungon futbolli, që sipas tij është i magjishëm, por ndjehet krenar që po jep shërbimet e tij edhe me uniformën e bardhë.

Si është organizuar dita juaj në spitalin rajonal të Lezhës?

"Këto ditë janë shumë të ngarkuara sepse duhet të jemi në gatishmëri të plotë për ti shërbyer sa më mirë pacientëve dhe njerëzve në nevojë. Përveç orareve jemi edhe në gadishmëri të plotë."

Po i shërbeni personave me COVID-19?

'Në të gjithë rastin e Lezhës kemi patur deri më tani 14 raste me COVID-19 dhe fluksi nuk ka qenë shumë i madh. Ditët e fundit ka rënë ndjeshëm çka do të thotë se jemi duke shkuar drejt normales.'

Ditët e izolimit, jeni takuar me familjen?

'Është pak e vështirë se kam një muaj që jam larguar nga familja. Aktualisht banoj me qira. Jetoj larg familjes dhe kjo është pjesa më e vështirë pasi nuk takoj dot fëmijët dhe bashkëshorten. Ata a e kuptojnë situatën, ndërsa fëmijëve u është thënë se është një grip i thjeshtë. 'Babi për këtë punë nuk do t'ju takoj ju dhe për këtë arsye është larguar',-thotë Çokaj.

Vendimi federatës për të ndihmuar futbollin

"Federata në çdo moment u ka qëndruar pranë të gjithë antarëve të saj, të gjithë sportistëve, trajnerëve dhe gjithashtu edhe të arbitrave. Kjo ndihmë që po u jep është shumë e  mirë. Është minimumi që këto njerëz të kalojnë sa më mirë këto ditë të vështira."

Periudhë shumë e ngarkuar, por do ktheheni në fushën e gjelbër. Do jeni në formë?

"Patjetër që stërvitem kur kam orar të lirë, mundohemi që të ruajmë formën fizike në ambientet e shtëpisë. Kemi një plan stërvitor që na e ka nisur përgatitësi i federatës dhe përpiqemi ta praktikojmë në atë moment kur jemi të lirë."

Mesazhi për qytetarët në përgjithësi dhe të Lezhës në veçanti?

"Mesazhi im që në asnjë mënyrë nuk duhet të dalim pa asnjë lloj shkaku nga shtëpitë. Duhet të ruajmë distancimin social dhe në një kohë të shkurtër besoj do t'i kthehemi normalitetit."

Si ndjeheni më mirë me uniformën e arbitrit apo me atë të bardhën? 

"Me uniformën e arbitrit janë ndjenja shumë pozitive. Loja e futbollit është e magjishme të jep emocione shumë pozitive. Edhe me uniformën e bardhë ka emocione pozitive po është shumë më e vështirë se duhet ti gjendesh pranë pacientëve në nevojë. Duhet të jesh sa më i qetë që të shprehësh gadishmërinë dhe ato të ndjehen më mirë."

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK