Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në qytetin e Durrësit ku 24-vjeçarja u plagos me thikë nga babai i saj Mikel Ndoj pranë ambientit të punës. I plagosur mbeti dhe një kalimtar i rastit Onard Memlika, i cili ndërhyu për të shpëtuar të renë.
Babai i 24-vjeçares, Mikel Ndoj në dëshminë e dhënë përpara togave të zeza, tha se shkak është bërë sjellja e vajzës ndaj tij, e cila refuzonte që familja të ribashkohej dhe aq më tepër të kisha kontakte me babain e saj. 56-vjeçari thotë se vajza e shtyu për ta larguar dhe në një moment iu errën sytë dhe se ishte në gjendje të rënduar psikologjike.
Mikel Ndoj rrëfen se u fsheh diku afër repartit të zjarrfikëses, ndërsa pranon se ishte nën efektin e alkoolit.
“Shkova te vendi i punës së vajzës pasi nuk po më përgjigjej në telefon. Dua të ribashkohem me familjen por vajza ka ndikuar negativisht. Nuk donte të kishte të bënte më me mua, më shpërfillte, më injoronte. Shkova për t’i thënë se doja të bisedoja me të, por më tha se nuk dua të kem asnjë lidhje me ty, për mua nuk ekziston më. Në këtë moment mu errësuan sytë, i thashë hajde dalim pak përjashta që të flasim. Ajo më shtyu.
Nuk mbaj mend më se çfarë ndodhi. Ishte edhe një djalë aty që ndërhyri në ato momente. Teksa po tentonte të më largonte u pre nga thika edhe ai. Më pas ika dhe u fsheha diku afër repartit të zjarrfikëses. Aty e kuptova çfarë kishte ndodhur. Unë isha në gjendje të rënduar psikologjike dhe kisha konsumuar alkool. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Jam penduar shumë. U kërkoj falje vajzës dhe djalit që u plagos. Djalin nuk e njihja fare. Nuk di çfarë të them, ndihem shumë keq.”
Sakaq prindërit e vajzës janë ndarë 6 vite më parë për shkak të dhunës në familje dhe 56-vjecari ka shkuar pre të jetuar ne Itali ku është dënuar për dhunë me 2 vite burg, ngjarje që nuk ka lidhje me divorcin apo bashkëshorten.
Lajmi në përditësim...
Komente









