Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Fredi Belerit për largimin nga trupi gjykues te gjyqtares Etleva Deda, e cila kishte shqyrtuar e refuzuar më parë një kërkesë të tyre. Procedura e shortit, përcaktoi Flora Hajredinajn si gjyqtare zëvendësuese e cila kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 24 tetor.
Pesë ditë më parë, në seancën e parë të procesit ndaj tij, avokatët e Fredi Belerit kërkuan pavlefshmëri totale të dosjes së prokurorisë. Sipas tyre, akti i dorëzimit të dosjes në gjyq, marrëveshja me agjentin e infiltruar dhe veprimet e tjera procedurale janë kryer në shkelje të ligjit. Fredi Beleri dhe anëtari i shtabit të tij Pandei Kokaveshi u arrestuan më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
Seanca e radhës u shty me datën 24 të martën e ardhshme në orën 11:00 Për shkak të shtytjes, GJKKO nuk u shpreh mbi kërkesën e Belerit për shpalljen e pavlefshmerisë së akteve hetimore që do të sillte automatikisht pushimin e çështjes.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.
GJKKO ka pranuar kërkesën e avokatëve të Fredi Belerit për largimin nga trupa gjykuese të Etleva Dedës.