Koronavirusi, 15 rekomandime për ata që janë të infektuar dhe qëndrojnë në izolim në shtëpi

Koronavirusi, 15 rekomandime për ata që janë të infektuar dhe qëndrojnë në izolim në shtëpi

Për fat të mirë, shumë pacientë me koronavirus që nuk janë të detyruar të shtrohen në spitale dhe janë karantinuar në shtëpi.

Instituti i Shëndetit të Itali ka hartuar një seri rekomandimesh.

1.Personi i infektuar me Covid-19 duhet të qëndrojë larg anëtarëve të tjerë të familjes, nëse është e mundur, në një dhomë të vetme të ventiluar mirë dhe nuk duhet të presë vizita.

2. Kush kujdeset për të duhet të jetë me shëndet të mirë dhe të mos ketë sëmundje që e rrezikojnë atë nëse infektohet.

3. Anëtarët e familjes duhet të qëndrojnë në dhoma të tjera ose, nëse nuk është e mundur, të mbajnë një distancë prej të paktën 1 metër nga personi i sëmurë dhe të flenë në një shtrat tjetër.

4. Ata që ndihmojnë pacientin duhet të mbajnë një maskë kirurgjikale të pozicionuar me kujdes në fytyrë kur ndodhen në të njëjtën dhomë. Nëse maska është e lagësht ose e ndotur për shkak të sekrecioneve, është e nevojshme ta zëvendësoni menjëherë dhe t'i lani duart pasi ta keni hequr.

5. Duart duhet të lahen plotësisht me ujë e sapun ose me dezinfektant pas çdo kontakti me pacientin, para dhe pas përgatitjes së ushqimit, para se të hani, pasi të përdorni banjën dhe kurdo që duart duken të pista.

6.Krahët duhet të thahen duke përdorur peshqir.

7. Ata që ndihmojnë pacientin duhet të mbulojnë gojën dhe hundën kur kollitet ose teshtin dhe më pas duhet të lajnë duart

8. Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me lëngjet e trupit, veçanërisht sekrecione orale ose respiratore, fece dhe urinë duke përdorur doreza.

9. Vendosni rrobat e ndotura në një qese. Mos tundni rrobat e pista dhe shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me lëkurën.

10. Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqe si tavolinat, bazat e krevateve dhe mobiljet e tjera në dhomën e gjumit të pacientit, tualetet dhe sipërfaqet e banjës çdo ditë me një dezinfektues normal shtëpiak, ose me produkte klori (zbardhues) në një përqendrim prej 0.5 % të klorit aktiv ose me 70% alkool.

11.Rrobat, çarçafët, peshqirët, etj. të pacientit duhen larë në lavatriçe në 60-90 gradë Celsius dhe thajini ato plotësisht.

12. Nëse një anëtar i familjes tregon simptomat e para të një infeksioni akut të frymëmarrjes (ethe, kollë, dhimbje të fytit dhe vështirësi në frymëmarrje), kontaktoni mjekun përmes telefonit.

13. Shmangni transportin publik për të arritur në objektin e caktuar shëndetësor; telefononi një ambulancë ose transportoni pacientin me një makinë private.

14. I sëmuri duhet të veshë një maskë kirurgjikale për të shkuar në institucionin shëndetësor dhe të mbajë të paktën 1 metër distancë nga njerëzit e tjerë.

15. Çdo sipërfaqe e ndotur nga sekrecionet e frymëmarrjes ose lëngjet e trupit gjatë transportit duhet të pastrohen dhe dezinfektohen duke përdorur një dezinfektues normal shtëpiak me produkte me bazë klori (zbardhues) në një përqendrim prej 0.5% të klorit aktiv ose me 70% alkool.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Sot në Itali 1 mijë të prekur më pak se dje! Shtohen të shëruarit, numri i viktimave shkon në 631, mbi 10 mijë të infektuar në total


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen