Koronavirusi/ 2020: Ramazan pa iftar

Koronavirusi/ 2020: Ramazan pa iftar

Pandemia e Coronës është një sprovë e vërtetë për besimtarët myslimanë në mbarë botën. Sepse nga pasojat e saj preken tri nga pesë shtyllat e besimit islam: shumë vende e kanë kufizuar lirinë e tubimeve dhe xhamitë janë të mbyllura. Pelegrinazhet për në Mekë aktualisht nuk lejohen, pasi Arabia Saudite e ka mbyllur vendin e shenjtë për momentin. Dhe tani është në rrezik edhe Ramazan. Periudha njëmujore e agjërimit islam fillon të enjten më 23 prill. Gjatë Ramazanit muslimanët lejohen të hanë dhe të pinë vetëm në mbrëmje dhe natën.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit të Coronës agjërimi "normal" vështirë se duket i mundur për momentin. Sepse heqja e përditshme dorë nga ushqimi mund të nxisë shpërthimin e COVID-19, sepse stresi fizik mund të favorizojë sëmundjen. Sidoqoftë agjërimi vlen vetëm për aq kohë sa shëndeti nuk rrezikohet - njerëzit e sëmurë dhe të dobët, si dhe gratë shtatzëna, përjashtohen nga rregulli i mbajtjes së Ramazanit. Dhe ky përjashtim madje mund të bëhet rregull për të gjithë në vitin 2020.

Grumbullime problematike

Por në kohën e Coronës shumë më problematike është ndërprerja e agjërimit në mbrëmje: kur familjet dhe miqtë takohen për të darkuar dhe luten së bashku. Mbrëmja fillon tradicionalisht me ëmbëlsira dhe një gotë ujë ose qumësht. Pastaj vazhdojnë faljet dhe në fund iftari. Por në kohën e "distancimit shoqëror" grumbullime të tilla natyrisht janë problematike.

Për iftar mblidhen së bashku mijëra vetë. Këto takime publike janë anuluar në shumë vende: si në Egjipt. Madje edhe Irani i ka kufizuar masivisht ritet fetare këtë vit. Në një video-mesazh më 9 prill 2020, udhëheqësi shpirtëror i Iranit, Ali Khamenei u tha bashkatdhetarëve të tij: "Këtë Ramazan lypset të heqim dorë nga tubimet publike. Kjo vlen si për faljet edhe për tubimet për iftar." Edhe myslimanët në Gjermani po përgatiten këtë vit për kufizime të mëdha. Sikurse gjatë ditëve të Pashkës kur kishat qëndruan të mbyllura, të mbyllura për tubime do të qëndrojnë gjatë Ramazanit edhe xhamitë./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ujku plak: 17/04/2020 13:09

    Sa per dijeni. Nuk ka gjethe qe bie pa lejen e Allahut... e si mund te vi semundje te nje rob qe se ka shkruajtur i Madhi Zot. Jam agjeruaes dhe agjeroj cdo muaj 1 te 3ten e muahit. Pevecse fuqi e shpres e clutem me jep Zoti... kush e ka shkruajtur kete shkrim agjero nje dit e do ti kuptosh keto qe po te them..... Zoti te udhezoft ne rrugen e drejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja