Greqia bëhet gati të lehtësojë disa nga masat kufizuese ditën e nesërme, por ndërkohë vijon të mbete i lartë numri i rasteve ditore të infeksionit. Në 24 orët e fundit, në vendin fqinj u regjistruan 2146 raste të reja, ndërsa humbën jetën 134 persona.
Që nga fillimi i pandemisë, numri i personave të infektuar në Greqi ka shkuar në 348568, nga të cilët 51.3% janë burra. Ndërkohë, numri total i viktimave ka shkuar në 10587, ku 95.4% e tyre vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Greqia bëhet gati të rihapë nesër restorantet, kafenetë dhe baret, pas shumë muajsh nesër, por me kufizime, duke përfshirë mbylljen e hershme, në orën 22:45. Sipas një vendimi të qeverisë greke bizneset e ndryshme të shërbimeve të ushqimit dhe pijeve do të lejohen të shërbejnë vetëm në ambiente të hapura të paktën deri më 10 maj.