Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë regjistruar 91 raste të reja infeksioni. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk kanë mundur të fitojnë betejën me COVID: 2 qytetarë nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç.

Ndërkohë, rastet e reja të infeksionit u regjistruan në: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në vend, numri i rasteve të infeksionit ka shkuar në 131,510, ku raste aktive janë 131,510. Fatkeqësisht, numri i viktimave ka shkuar në 2,406.

Statistika (06 Maj 2021)

Raste të reja ditore         91

Të shëruar në 24 orë      894

Të shtruar në spitale      111

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                2,818

 

Testime totale             649,632

Raste pozitive             131,510

Raste të shëruara         114,362

Raste Aktive                 14,742

Humbje jete                  2,406

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         12431

Fier              505

Shkodër      356

Gjirokastër  242

Korçë 236

Durrës        231

Vlorë           220

Elbasan       133

Dibër           98

Berat           98

Kukës          96

Lezhë          96