Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 475 raste të reja me koronavirus nga 2,209 testime të kryera. Fatkeqëisht, 4 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për 4 qytetarë nga Tirana 57-83 vjeç. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të numrit të infektime, pasi dje kishim 587 të infektuar.
Sakaq, 436 qytetarë janë shëruar nga COVID në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,649 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë, teksa iu bën apel qytetarëve të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 186 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 8,436 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket infektimeve, u regjistruan në këto bashki; 152 në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Berat, Fier, 29 në Gjirokastër, 28 në Belsh, 15 në Lushnje, 12 në Përmet, 11 në Krujë, Vlorë, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Kamëz, Mallakastër, Sarandë, 7 në Lezhë, Kurbin, 5 në Shkodër, Shijak, 4 në Vorë, Patos, Libohovë, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Këlcyrë, 2 në Kukës, Mat, Selenicë, Himarë, Tepelenë, 1 Vau i Dejës, Pukë, Has, Dibër, Roskovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Memaliaj, Maliq, Pogradec, Dimal, Belish.
Statistika (14 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 475
Të shëruar në 24 orë 436
Të shtruar në spitale 186
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2,209
Testime totale 1,349,680
Raste pozitive 193,075
Raste të shëruara 181,649
Raste Aktive 8,436
Humbje jete 2,990
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve;
Tiranë 4379
Fier 895
Gjirokastër 486
Durrës 471
Shkodër 452
Vlorë 418
Berat 394
Elbasan 356
Korçë 255
Lezhë 180
Dibër 76
Kukës 74