Prindërit në gjendje të rëndë nga COVID, Majlinda Bregu: Po luftojnë që mos na bëjnë hatanë! Nga frika dhe kokfortësia nuk pranuan të vaksinoheshin

Prindërit në gjendje të rëndë nga COVID, Majlinda Bregu: Po luftojnë që mos na bëjnë hatanë! Nga frika dhe kokfortësia nuk pranuan të vaksinoheshin

Majlinda Bregu

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka bërë me dije se prindërit e saj ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e infektimit me COVID.

Me një postim në Facebook ajo shkruan se ata kanë më shumë se 25 ditë që luftojnë me virusin, teksa shton se ëma kishte qëndruar edhe në intubim për disa ditë, por fatmirësisht tashmë ndodhet në gjendje më të stabilizuar.

Teksa tregon për shëndetin e prindërve dhe ankthin e përjetuar këto ditë, Bregu përmend edhe faktin se prindërit e saj refuzuan të vaksinoheshin "pak të nga frika e pak nga kokëfortësia', duke bërë që sëmundje të ishte më agresive me ta.

"Kaq e rëndë është pesha e shpëtimit të njerëzve të dashur, sa paradoksalisht e lehtë, është marrja e vaksinës!", shkruan Bregu mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Për dy vaksina!

Prindërit e mi nuk ishin vaksinuar. Pak nga kokëfortësia e pak nga frika se mos vaksinat ju komplikonin shëndetin, vendosën të prisnin.

Por Covidi nuk ndjek planet e askujt. Përkundrazi, përqesh me pahir çdo moment, kur mendojmë se ia hodhëm.

Ka më shumë se 25 ditë që prindërit e mi po luftojnë, që Covid të mos na bëjë hatanë.

Shumë afër ‘hata-së’ ishim me Mamin, në intubim e spital për shumë ditë.

Dhimbja e zhbën edhe më të fortin. Dhe nuk di sa ton durim e kurajë duhet të shtysh netët mes ankthit se do të bjerë telefoni e të lajmërohesh, për më të keqen.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para teje, si dëshmitar i pafuqisë për të ndryshuar çka ka ndodhur.

Madje edhe kur fatmirësisht vjen lajmi i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.

Zoti dhe profesionalizmi e përkushtimi i Dr. Blerim Arapit dhe ekipit të tij, mamin na e ktheu në jetë.

Mundimi vazhdon, por mrekullia ndodhi.

E teksa bashkë me motrat, po mundoheshim të mbusheshim me frymë për mamin, në spital përfundoi Babi.

I lodhur, i drobitur, i përkeqësuar papritur…

Dr. Silvana Bala, Dr. Arjan Mezini e gjithë ekipi mjekësor i  papërtuar që po kujdesen për Babin- Faleminderit!

Faleminderit për shpejtësinë Urgjencës Kombëtare që kanë mbërritur edhe më shpejt nga sa prisnim.

Uroj të dalim sa më shpejt, nga kjo spirale mundimi, këputje shpirti dhe përballje me vdekjen.

Po. Me vdekjen!

Kaq e rëndë është pesha e shpëtimit të njerëzve të dashur, sa paradoksalisht e lehtë, është marrja e vaksinës!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selman Haslika: 15/11/2021 12:21

    Mos e beni vakinen se vaksina e paralizoj babain dhe pastaj ia mori jeten kujdes kujdes

    Përgjigju
  • a b: 15/11/2021 09:28

    Kush e ka kaluar te kupton fare mire se si cdo gje permbyset brenda pak ditesh dhe ku perfshihesh ne nje situate ku ndihesh i pafuqishem e nuk ke kohe as kohe te mendosh e te reagosh. Nje situate qe te shkaterron psikologjikisht, ekonomisht dhe familjarisht. Kush nuk kupton apo nuk do te kuptoj te pakten mos te komentoj idiotesira lart e poshte po te tregohet i kujdesshem qe mos tja ngjisi te tjerve.

    Përgjigju
  • Elton: 15/11/2021 06:39

    Tani na mbushe mëndjen dhe na sensibilizove o majlinda…prindrit e një ish ministre që duhet të Jen shëmbull I edukates rregullit dhe qytetaris nuk Po i arrin ti bindêsh,ti që je dhe intelektuale;Po ata që jetoj në zona tę humbura Ça duhet t bëjn?

    Përgjigju
  • Bim: 14/11/2021 20:24

    Tani virusi shtron në spital vetëm të trashit, një seleksionim natyral që nuk ja kishim nevojën prep si prep

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër