Koronavirusi/ Ambasadori Belortaja në Kinë: Vdekjet ditore shkojnë 50-60! Shqiptarë, merreni në dorë vetë zgjedhjen për vendqëndrim

Koronavirusi/ Ambasadori Belortaja në Kinë: Vdekjet ditore shkojnë 50-60! Shqiptarë, merreni në dorë vetë zgjedhjen për vendqëndrim

Ambasadori shqiptar në Kinë Selim Belortaja

Ambasadori shqiptar në Kinë Selim Belortaja me anë të një reagimi në rrjetet sociale shprehet se në Kinë situata me koronavirusin nuk është zgjidhur por sipas tij nuk është as gjendje apokaliptike.

Belortaja ndër të tjera shton se rastet në kinës duke i llogaritur me vdekje ditore, shkojnë në 50-60, ku sipas tij vetëm ditën e djeshme u shkaktuan 65 viktima si pasojë e këtij virusi. Sipas ambasadorit shqiptarë në Kinës, deri më tani nuk ka ilaç kundër virusit nCoV.

Në fund ambasadori bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të kujdesen për veten pasi deri më tani nuk ka zgjidhje konkrete.

"Ne kohe epidemish e krizash është e pritshme që të plasin të dyja: edhe ekzagjerimet (deri ne tablo apokaliptike!) por edhe euforia dhe shpartallimi i i virusin ..me rrahje gjoksi e recitime! Qarkullon dhe nje videokëngë keto ditë ”pop-style”, kur pas çdo strofe, një grafikë grushti e dergon ne djall virusin ..vetem me nje uppercut! Lulëzojnë mitet dhe imagjinata dhe pak hapesire ngelet per shkencetaret e vertete qe po luftojnë të gjejne rrënjët e virusit, izolimin e tij, ilaçin per sherim. Dhe masën mbrojtëse per me tej.
Jam i shtrënguar ta ndërhyj sërisht per pergjegjesine qe kemi ndaj bashkëkombasve këtu. Shpërthimi i nCoV nuk është ndalur aspak. Nuk ka ende një ilaç kundër nCoV!! (shif OBSh bashkangjitur). Numuri i te infektuarve rritet me rreth 3000 ne ditë (gjithesej raportohen 20.613). Ndersa vdekjet ditore shkojne 50-60 (65 vdekje ditën qe shkoi). 427 shifra gjithsej. Jo vetem udhëheqja e qeveria, por e gjithë shoqeria kineze i është dedikuar ketij prioriteti absolut: stopimit te epidemise dhe gjetjes se formules shkencore per shërimin. E hapur ndaj bashkepunimit nderkombetar. Por ende pa ndonjë deklaratë Relaksi e ..Zgjidhjeje!

Sot që flasim nuk kemi kurrfarë arësye per eufori. I drejtohem sidomos motrave e vellezerve shqiptare ne Kine. Sado të ashpra e vështirësuese që po bëhen per jetën e përditshme: ndiqni e respektoni kufizimet, rregullat e rekomandimet e autoriteteve ketu: administrative e higjeno-sanitare. Ato dine me shumë se ç’bëhet këtu. E dyta, merreni ne dore vete zgjedhjen tuaj per vendqendrimin keto javë! askush nuk ka zbuluar ndonje formule qe s’jua tregon juve! Askush s’ka ndonje platformë shteterore të rezervuar! merrni vendim te pjekur.
Ndiqni se paku Faqen e OB Shëndetësisë! Raportimi këtu (foto bashkangjitur) eshte vjeteruar tashme. Sot ka shifra te tjera. Të jemi optimiste ne vullnetin e kapacitetet e Kines dhe perpjekjen e perbotshme eshte vetem njera ane. Tjetra eshte persistenca e pashembullt e ketij virusi. Uroj shëndet e fat të mire per gjithkënd, në Shqipëri, Kinë e anekënd botës." shkruan Belortaja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 05/02/2020 01:14

    Ambasadoret shqipetare neper bote jane vetem sa per figure.... ata nuk kane asgje ne dore....

    Përgjigju
  • Ariu: 04/02/2020 10:36

    Po ty, per ca te kemi derguar aty, te na besh gazetarin?! Koqe!

    Përgjigju
    • Shaban: 04/02/2020 13:37

      Nuk eshte as qe te bej babysitter per ata qe kane shkuar vete ne kine.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë