Koronavirusi anulon eventin e famshëm të modës 'Met Gala'

Koronavirusi anulon eventin e famshëm të modës 'Met Gala'

Foto nga Met Gala

Një nga netët më të mëdha në kalendarin e modës, “Met Gala”, nuk do të mbahet siç ishte planifikuar në 4 maj.

Kjo ka ndodhur për shkak të situatës pandemike të koronavirusit.

Ngjarja vjetore e tapetetit të kuq, e organizuar nga kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour, është një fond me vlera  për Institutin e Kostumeve në Muzeun Metropolitik të Artit.

Ekspozita e këtij viti, "Rreth kohës: Moda dhe Kohëzgjatja", sponsorizohet nga shtëpia luksoze e modës Louis Vuitton.

Javën e kaluar, Muzeu Metropolitan i Artit në Neë York u mbyll përkohësisht pas shqetësimit të shkaktuar nga koronavirusi.

Në një deklaratë të dërguar në CNN të hënën, një zëdhënës i muzeut shkroi: "Muzeu do të mbetet i mbyllur deri të shtunën, 4 Prill.

Përveç kësaj, CDC këshilloi gjatë fundjavës që të mos ketë asnjë mbledhje prej 50 personash ose më shumë për tetë javët e ardhshme.

Në mbrojtje të këtij udhëzimi, të gjitha programet dhe ngjarjet deri më 15 maj do të anulohen ose shtyhen.

Kjo nuk është hera e parë që ngjarja ka pasur një ndryshim të planeve në historinë e saj 72-vjeçare.

Ka pasur vite kur gala-ja nuk u mbajt fare, më së shumti në vitin 1963, pas vrasjes së Presidentit John F. Kennedy, dhe në vitin 2002, pas 11 shtatorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë