Basha mesazh mjekëve nga selia blu: Qeveritë shkojnë dhe vijnë! Ju keni në dorë shëndetin e shqiptarëve! (VIDEO)

TIRANE - Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia blu i është drejtuar me një mesazh personelit shëndetësor që të mos ngurojnë të kërkojnë atë që ju nevojiten pasi jeta dhe shëndeti i shqiptarëve është në duart e tyre. Ai tha se Shqipëria ka një nga stafet më të specializuara për të përballuar çdo situatë dhe tani duhet të kenë në dispozicion mjetet dhe fondet e nevojshme mjekësore.

"Sot u konfirmuan edhe zyrtarisht dy rastet e para të të prekurve nga koronavirusi. Duke u uruar atyre shërim sa më të shpejtë, dua t’ju drejtohem me këtë mesazh. Së pari, personelit shëndetësor, të nderuar mjekë dhe infermierë. Shëndeti i shqiptarëve është në duart tuaja. Sytë, veshët dhe mendjet e njerëzve, si asnjëherë, janë të fokusuara te ju. Prandaj, sot të gjithë jemi në mbështetjen tuaj për të zbatuar masat dhe vendimet që ju sugjeroni dhe vendosni. Nuk duhet të ngurroni për asnjë çast të kërkoni çfarë ju nevojitet për të përmbushur misionin tuaj. Qeveritë ikin e vijnë, ata që do të mbeten jeni ju, ata që keni në dorë jetën e gjithsecilit prej nesh, jeni ju.  Ne kemi një nga stafet më të specializuara mjekësore për të përballuar çdo situatë dhe ajo që duhet t’u japim juve sot, janë mjetet dhe fondet e nevojshme mjekësore për ta përballuar këtë gjendje me sukses", u shpreh Basha.

Kryedemokrati theksoi se duhen dëgjuar këshillat e mjekëve si dhe i bëri thirrje atyre që vijnë nga Italia e Veriut që të vetëkarantinohen. Ai tha se nuk është koha për panik por për kujdesi maksimal.

"Të gjithë duhet të dëgjojmë zërin tuaj. Sa më shumë të flisni ju, aq më të qetë do të jenë qytetarët. Të dashur bashkëqytetarë! Sot duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për çdo veprim që ndërmarrim. Të dëgjojmë me vëmendje këshillat e mjekëve dhe t’i zbatojmë ato. Të gjithë ju që vini nga Italia e Veriut, por edhe zona të tjera të prekura nga coronavirusi, drejtohuni për ekzaminime, nëse keni simptoma gripi dhe shmangni kontaktet me qytetarët dhe të afermit për një periudhë 2 javore. Kujdes të veçantë duhet të kemi për të moshuarit. Sot nuk është koha për panik, por për kujdes maksimal. Sa më të kujdeshëm të jemi sot, aq më lehtë do ta kalojmë këtë situatë dhe me pasoja minimale. Ne do të jemi në ndjekje të situatës hap pas hapi. Ekspertët dhe specialistët tanë të shëndetësisë do të jenë në shërbimin e çdo qytetari për çdo informacion shtesë që do të kenë", u shpreh Basha.

Basha u ndal edhe tek grupi i ekspertëve të PD të ngritur për monitorimin e situatës nga koronavirusi, duke theksuar se ai do të monitorojë hap pas hapi situatën si dhe do të jetë në shëbrim të çdokujt. Ai vuri theksin në tre kompenentë që sipas tij janë më të rëndësishmit për të përballaur këtë situatë: Fondet e mjaftueshme, mobilizimi maksimal dhe transparenca.

"Dy javë më parë, nga kjo foltore i kam bërë thirrje qeverisë të marrë masa për t’u përgatitur për përballimin e situatës. Fondet e mjaftueshme. Mobilizimi maksimal. Transparenca  Këto janë tre komponentë të rëndësishëm politikë, për të cilët nuk duhet humbur kohë.  Dua t’ju siguroj se ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën hap pas hapi. Ekspertët dhe specialistët tanë të shëndetësisë do të jenë në shërbimin e çdokujt, ndërkohë që grupi i krizës, i ngritur pranë PD, bashkë me ekspertët e opozitës, do të vazhdojë të monitorojë dhe të bëjë gjithçka në mundësitë, kapacitetet dhe fuqitë tona për të qenë sa më afër njerëzve dhe për të tejkaluar këtë situatë me pasoja sa më të lehta", përfundoi Basha.

Mjekja Mirela Tabaku u shpreh se duhet një komunikim transparent për masat e marra nga qeveria lidhur me koronavirusin.

"Është e rëndësishme që të bëhet një komunikim transparent lidhur me masat e marra nga qeveria. Prioritet është marrja e masave e urgjente. Duhet të veprohet shpejt nga ana e qeverisë. Personeli të pajiset me pajisje mbrojtëse. Marrja e masave për pajisjen me masa mbrojtëse të stafeve. Trajnim i stfafeve mjekësore për pacientët dhe mbrojtjen e tyre. Fuqizimi dhe shtimi i laboratorëve kudo që ata janë. Rritja e kujdesit dhe promovimi i masave parandaluese në të gjitha mediat. Karantim i detyrueshëm për personat që kanë kontakt me persona të prekura. Fonde të detyrueshme nga ana e qeverisë"iu shpreh ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:41
Mjekja e ekspertëve të PD citon masat e domosdoshme për të përballuar koronavirusin

1583764941_mirela.jpg

Mjekja Mirela Tabaku e cila u shfaq krah Bashës për të folur për masat ndaj koronavirusit, u shpreh se duhet një komunikim transparent për masat e marra nga qeveria.

"Do të doja ta filloja komunikimin me citimin e drejtorit të OBSH, që bëri në konferencën e fundit për shtyp që ai bëri: Sa vdekjeprurës do të jetë ky virus, varet jo vetëm nga ai por edhe nga mënyra sesi ne do të sillemi.

Për këtë qëllim është e rëndësishme:

Komunikim tejet transparent dhe disa here ne dite me popullatën ne lidhje me situatën aktuale dhe masat e marra nga qeveria.

Prioriteti i rëndësishëm është marrja e masave urgjente në lidhje me mbrojtjen e personelit shëndetësor dhe lehtësimin e punës së tyre në funksion të popullatës. Për këtë është e rëndësishme të veprohet me shpejtësi nga ana e qeverisë në mënyrë të organizuar, me mendje të kthjellët dhe pa panik.

Pajisja e personelit me mjetet mbrojtëse (antivirus protection kit, maskat N95, tutat mbrojtëse, syzet apo vizierat që mbulojnë fytyrën, dorezat, qeset me qafa për veshjen e këpucëve dhe qeset për mbledhjen e mbetjeve).

Marrja e masave për pajisjen adekuate me mjetet mbrojtëse për autoambulancat transportuese dhe stafin mjekësor të tyre.

Bërja gati e çdo strukture të shërbimit parësor apo sekondar spitalor në çdo cep të Shqipërisë. Trajnim i kujdesshëm dhe i detajuar i stafeve mjekësore, qoftë për trajtimin e kujdesshëm të pacientëve, ashtu edhe për mbrojtjen e tyre.

Fuqizimi dhe shtimi i kapaciteteve te laboratorëve, jo vetëm i atyre epidimiologjikë, viralë, por kudo që ato janë.

Mobilizimi dhe vënia në dispozicion e gjithë personelit mjekësor, i cili sot nuk është aktiv, mjekë epidimiologë, infeksionistë apo edhe të specialiteteve të tjera dhe që janë aktualisht në pension.

Rritja e kujdesit dhe promovimi i masave parandaluese për të gjithë popullatën dhe për personelin mjekësor në të gjitha mediat.

Karantinim i detyruar për personat që kanë kontakt me të infektuarit dhe vetëkarantinim vullnetar për personat që vijnë nga zona të infektuara.

Sigurimi i fondeve të detyrueshme nga ana e qeverisë. Zbatimi me përpikmëri i të gjithë masave dhe protokolleve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë", u shpreh Mirela Tabaku.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veri: 09/03/2020 15:21

    Kujt i vlen ky teater i shemtuar i ketyre sharlataneve te PD-se!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
    • zen: 09/03/2020 15:28

      Tamam duken si klika a Mao Ce Dunit !!!!! As çelsat e Kulles se barit nuk kane dhe bejne sikur te gjitha fatet ia kemi lene ketyre ne dore.

  • Foltorja: 09/03/2020 15:01

    Po kujt i duhen ne foltore 10 vete, dil vetem Luli,thuaj c'ka shkruar doktor mortja i PD-se,aq mjafton per shou.

    Përgjigju
  • Enxhi: 09/03/2020 14:57

    Doli grupi "LEMERIA" nga PD-ja & LSI-ja, o zot te gjithe te ngrysur e te vrerosur,ajo zocka paska dhe portofolin ne dore (te zbrazur) gjynah!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Ani: 09/03/2020 14:55

    Boll me keto dalje bajate rreshtoheni per turp 10 vete per te leshuar nje mender pordhe,ju deshtake te PD-LSI hiqini keto dalje debile provinciale si ne toge pushkatimi!!!!!!!

    Përgjigju
  • Luli: 09/03/2020 14:24

    Zhdukuni kellira monstra,nuk ka nevoje askush per politiken tuaj te qelbur,lereni kete popull njehere te qete ne hallet e tij,lini institucionet te bejne punen e tyre.

    Përgjigju
    • Institucioni: 09/03/2020 15:01

      Nuk ka institucione ne Shqiperi qe funksionojne. Vetem propaganda funksionon. Ata doktoret tane pijanece ne raste te tilla bejne heroizma. Nuk eshte ironi. Qeveria te plotesoje çdo kerkese te mjekeve. Ta leri per ca kohe menjane propaganden.

  • Genti: 09/03/2020 14:11

    Bravo Z.Basha kjo ishte deklarata me e bukur e karrieres tende. Respekte

    Përgjigju
    • Durres: 09/03/2020 15:59

      Per deklaratat e këtyre kemi nevojë...kështu luftohet...këta janë vetëm cakej që përdorin situatën politikisht...informacioni është kudo se si duhet të sillemi..kemi javë që e presim covid19.

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia