TIRANË - Të reagojmë me kujdes dhe përgjegjshmëri, thotë lideri demokrat Lulzim Basha tashmë që në Shqipëri janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha thotë se nuk është koha për panik por për masa të shpejta. Ai thotë se të gjithë duhet të kujdesemi për higjienën personale dhe të qëndrojmë në shtëpi nëse nuk ndihemi mirë.
"Asnjë vend nuk është imun ndaj rrezikut të koronavirusit, dhe tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri.
Të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit: të kujdesemi shumë për higjenën tonë personale, të kufizojmë udhëtimet dhe nëse nuk ndihemi mirë të rrimë në shtëpi.
Sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura", shkruan Basha.
Këtë mëngjes qeveria vuri në zbatim planin e veprimit sipas rekomandimeve të OBSH-së ku pezullohen fluturimet dhe lundrimet deri më 3 prill, mbyllen shkollat deri më 23 mars, dhe pezullohen gjithashtu deri më 3 pril të gjitha aktivitetet publike e jo publike, konferenca, tubime, aktivitete sportive e kulturore.
Komente












Reagim e qendrim mese korrekt. Keshtu po Z. Basha!
PërgjigjuLarg nga Berisha qe mos infektihesh me koronavirus