Koronavirusi/ Basha distancohet nga Berisha, 'shmang' provat për karantinën në Kavajë: Koha të flasin mjekët

TIRANË- Ndryshe nga ish- kryeministri Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është prononcuar publikisht për akuzat se spitali i Kavajës po kthehet në karantinë, për të prekurit nga koronavirusit. Në deklaratën për mediat nga selia blu, në përfundim të takimit me mjekë dhe ekspertë, Basha zgjodhi të mos kthente një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë se në këto kushte, detyra e opozitës është të bëhet zëri i ekspertëve kur këta të fundit "mbyten nga propaganda".

"PD po monitoron situatën në çdo komponent të saj, detyra jonë është që t'i shërbejmë përmes transparencës dhe përmes çfarë do lloj ndihme që do japin ekspertët pranë PD dhe të bëhemi zëri i atyre ekspertëve që e kanë të vështirë të shprehen për shkak të propagandës. Këto janë detyrat tona si opozitë dhe këto po i kryejmë dhe do i kryejmë me përgjegjshmëri të lartë", tha Basha.

Kryedemokrati përcolli disa mesazhe, ku tha se ky është momenti ku duhet të flasin vetëm mjekët. Ai bëri me dije se PD bashkë me një grup ekspertësh të fushës, me të cilët zhvilloi një takim ditën e sotme, kanë ngritur një grup të posaçëm monitorimi të situatës ku dhe ka propozuar disa masa, duke bërë thirrje që qeveria t'i marrë parasysh.

"Gjatë ditës së sotme kemi pasur disa takime me ekspertët më të rëndësishëm të epidemive dhe të shëndetësisë të PD-së dhe specialistët të QSUT dhe konsulta me drejtues të OBSH. Në to kemi ndjekur zhvillimet hap pas hapi. Sot kam disa mesazhe që dua t'i përcjell përmes mediave. Sot është koha të flasin mjekët, të hartohet plani i detajuar i masave konkrete, do të ndahet dhe shpërndahen me qytetarët që të informohen për masat, t'u vihet në ndihmë të të rrezikuar, të krijohet një regjistër nga personat që vijnë nga këto zona. Nuk është koha për propagandë, por të flasin mjekët. Qeveria në mbështetje të ekspertëve. Ju bëj thirrje mos neglizhoni asnjë shenjë grupi dhe të bashkëpunoni me strukturat shëndetësore, do jetë më e lehtë. PD me grupin e punës do të menaxhojë hap pas hap situatën. Larg panikut të informoheni dhe institucionet të flasin", tha kryedemokrati Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 24/02/2020 15:37

    Lulzim zgjohu nga njerez te ligj ne shpirt e karakter mos prit kurre ndihme,po te iken per lesh PD-ja.

    Përgjigju
  • Populli: 24/02/2020 15:36

    Te presesh ringritjen e PD-se nga Ilir Kryemafjozi apo Monika Kryemadhi eshte nje poshterim i madh per te djathten dhe demokratet e vertete.

    Përgjigju
  • PD-isti: 24/02/2020 15:34

    Lere coronavirusin te merren mjeket po meru me PD-ne se po ta mer Ilir Meta nga duart.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës