Për shkak të frikës nga koronavirusi tashmë edhe zyrtarisht bëhet me dije se ndeshja PSG-Dortmund do të luhet pa praninë e tifozëve. Dueli i kthimit i fazës së 1/8 të Champions League është në program për të mërkurën në orën 21:00 në Paris. Autoritetet në Francë kanë dhënë konfirmimin pasi edhe sipas qeverisë nuk mund të zhvillohen aktivitete publike me më shumë se një mijë persona të grumbulluar.
Pas ndeshjes Valencia-Atalanta në program të martën për Champions apo edhe Inter-Getafe që ishte bërë me dije se do të luheshin pa tifozë tashmë edhe PSG-Dortmund ka të njëjtin fat. Madje autoritet në Spanjë kanë deklaruar se është si opsion që edhe Barcelona-Napoli të luhet me dyer të mbyllura. Koronavirusi po gjunjëzon edhe kompeticionet europiane.
Në Gjermani po diskutojnë mundësinë e ndeshjeve pa tifozë ose të ndërpritet kampionati. Ndërsa për Serinë A shumë shpejt mund të merret vendimi për ndërprerje të kampionatit./Nga Andi Kapxhiu