Koronavirusi/ Çifti britanik lë Prizrenin pas 3 muajsh, vazhdojnë udhëtimin me biçikletë për në Mongoli

Koronavirusi/ Çifti britanik lë Prizrenin pas 3 muajsh, vazhdojnë udhëtimin me biçikletë për në Mongoli

Të bllokuar prej 3 muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit, më në fund një çift britanikësh kanë lënë Prizrenin. Ata kanë vazhduar rrugëtimin e tyre me biçikletë të nisur nga Austria për në Mongoli.

“Mike Elm dhe Rosie Watson pas më shumë se tre muaj qëndrimi në Prizren, vazhduan rrugëtimin e tyre, të cilin e kishin nisur me biçikletë nga Austria për në Mongoli, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ndryshimet klimatike,”- ka njoftuar Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit.

“Si pasojë e pandemisë dhe mbylljes së kufijve, ata mbetën në Kosovë dhe vendosën të qëndrojnë në Prizren, në më të bukurin vend. Sot para nisjes, ata më vizituan në zyre, me të cilët shijuam kafen e mëngjesit.

Tani kemi dy “prizrenas” të cilët do të lobojnë për qytetin tonë. Me shpresë që do të arrijnë të përfundojnë rrugëtimin e tyre,"- njoftoi kreu i komunës së Prizrenit.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë