Këngëtarja  shqiptare Çiljeta përmes një postimi në Instagram ka sjellë shumë polemika për koronavirusin.

Ka ndodhur dhe herë të tjera që këngetarja ka shprehur se është besimtare e fesë myslimane, por kësaj rradhe e ka menduar dy herë për të hedhur shkrimin pasi shumë persona e kanë paragjykuar.

Sipas saj, asgjë nuk ndodh pa lejen e Zotit dhe se cdo gjë po ndodh për një arsye, por duhet t’I shfrytëzojmë këto ditë për të qëndruar më shumë me familjen.

Postimi i këngëtares

 Asgjë nuk ndodh pa lejen e Allah, qoftë edhe një gjethe nuk bie në tokë pa lejen e Tij dhe kjo që po kalon e gjithë bota është një sprovë e madhe krijuar nga vetë dora e njeriut, jemi të gjithë gabimtarë kujtohemi për Allah kur na zë frika e paniku kujtohemi atëherë kur e shohim që skemi më zgjidhje nga tja mbajmë, por po ta mendojmë pak më thellë shumë këshilla i kemi në KURAN këshilla që jo të gjithë i zbatojmë dhe na duhet të kalojmë nëpër sprova kaq të mëdha për të kuptuar sa gjëra e këshilla janë thenë në Kuran mijra vjet më parë dhe po ta mendojmë më thellë akoma kemi rreth 6 muaj në sprova të mëdha që nga tërmeti e deri tek pandemia sot.

Të them të drejtën nuk doja ta nxirrja këtë status sepse dy herë që kam folur për namaz e islam jam kryqëuar nga komentet tuaja e paragjykimet dhe e kisha vendosur që besimin tim do ta ruaja vec për veten por sjam pishman vetëm për njëë arsye sepse cdo fjalë më buron nga zemra e sinqeriteti, as unë sjam perfekte dhe më duhet shumë për të qenë një muslimane e devotshme dhe unë jam gabimtare gjatë rrugëtimit të jetës sime por rëndësi ka të kthjellohemi e të përmirësojmë gabimet tona.

Uroje ta kalojmë të gjithë këtë sprovë të madhe bashkë më të fortë se kurrë, edhe kjo ndejtja në shtëpi për pak kohë do na bëjë mirë dhe të kuptojmë që ka dhe gjëra më me rëndësi në jetë se leku,makina,koha që harxhojmë kot nëpër kafe tër ditën duke u marr me llafe e thashetheme,të rrimë më shumë me familjen tonë të mbushemi me dashuri dhe me këtë rast u shtofshin lindjet e bebeve mbas 9 muajsh duke qene se dhe lindjet vitet e fundit kanë renë në numër, cdo gjë ndodh për një arsye cdo rrëzim ka një ngritje cdo lot ka një gezim,ne jemi krijesa e preferuar e Allahut na ka krijuar kaq perfekt të fortë dhe sigurisht qe do ja hedhim dhe pandemisë për të rrifilluar të gjithë bashkë një jetë akoma më të mirë dhe të bukur

Te marrësh Abdes dmth jo vetëm të jesh i pastër por mbi të gjitha je dhe i mbrojtur nga cdo gjë spo them pastaj po të themi edhe ndonjë sure psh si Elfatiha që është shumë e thjeshtë sa super të mbrojtur jemi, spo e zgjas më shumë se do thoni iku rrëshkiti dhe kjo për ata qe smë kuptojnë.