Koronavirusi, epidemiologu italian Lopalco: Numri i të infektuarve i falsifikuar, mund të jetë rreth 150 mijë

Koronavirusi, epidemiologu italian Lopalco: Numri i të infektuarve i falsifikuar, mund të jetë rreth 150 mijë

Pier Luigi Lopalco, profesor i higjenës në Universitetin e Pizës dhe specialist në fushën e viruseve dhe epidemiologjisë në Itali, thotë se numri i të infektuarve nga koronavirusi i Wuhan është i falsifikuar dhe mund të jetë rreth 150 mijë.

"Merrni të dhënat e fundit mbi numrin e të infektuarve, shumëzojeni atë me 10 dhe do të keni një përafrim të asaj që po ndodh në Kinë: 150 mijë raste.

“Por, sado kontradiktore mund të duket – thotë Lopalco në analizën e tij - është absurde që njerëzit të pushtohen nga psikoza. Numrat kanë logjikë nëntokësore që shpesh na befasojnë ”, shpjegon ai në një intervistë me gazetën italiane 'La Stampa'.

“A është serioze emergjenca në Kinë? Ka shumë numra dhe imazhe në dispozicion, me shkallë të ndryshme të besueshmërisë. Numri i viktimave, para së gjithash. Ka nga ata që vdesin në spitale, ka nga ata që vdesin në shtëpi por ka dhe nga ata që nuk raportohen të vdekur. E dyta: ka raportime serioze të atyre që janë shtruar në spital, por a jemi të sigurt që janë vetëm ata? Spitali Wuhan është i ‘ngopur’ me pacientë dhe për këtë arsye edhe janë ndërtuar dy spitale të tjerë. E treta: ka forma më të buta infeksioni, të cilat i shpëtojnë numërimit. Kjo është arsyeja pse është e arsyeshme të mbështetemi në simulimet përmes modeleve matematikore".

"Numri i 2% i vdekshmërisë? Do të ishte më e saktë të flasim për vdekshmëri. Tani thonë që është 2%, që do të thotë se dy viktima për 100 të infektuar, por, nëse e zgjerojmë bazën me 10, përqindja e vdekshmërisë duhet të jetë 0.2%, pa marrë parasysh dhe në konsideratë të gjithë ata që vdesin në shtëpi dhe nuk janë të regjistruar. Psikoza tregon sesi truri ynë nuk përpunon në mënyrë racionale numrin e të infektuarve. Nga ana tjetër, është e gabuar të përdorësh paternalizëm dhe t'i trajtosh qytetarët si fëmijë budallenj. shkencëtarët duhet të shpjegojnë rrezikun dhe problemet, "përfundon Lopalco.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, nuk bie ritmi i epidemisë, 427 viktima dhe 20 636 të infektuar, Tokio vendos në karantinë anijen me 3500 njerëz në bord (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë