Tani duket e sigurt që është Pangolina, gjitari i kërcënuar nga zhdukja por me mish mjaftë të shijshëm, që ka transmetuar koronavirusin e ri kinez te njeriu.
Me abitatin e saj të preferuar në Azinë Lindore, Pangolina është një kafshë e vetmuar, e kërcënuar nga zhdukja, por që ende numërohet në disa qindra ekzemplarë. Fatkeqësisht, në tregjet kineze ato ende gjenden dhe shiten fshehurazi nën banak, pasi duket se kinezët çmenden për mishin e saj të butë.
Sipas disa shkencëtarëve kinezë, ky gjitar është përgjegjës për infeksionin e përhapur në një treg në qytetin Wuhan, epiqendra e epidemisë.
Prej kohësh besohej se virusi e ka origjinën nga lakuriqët, por disa studiues mendojnë se Pangolina, në rolin e ndërmjetësit, ka lehtësuar transmetimin e virusit te njerëzit.
Nëpër laboratorët e botës, ndërkohë po luftohet me kohën për të kërkuar një kurë dhe një vaksinë.
Për Gary Kobinger, mikrobiolog i Universitetit Kanadez të Lavalit, prodhimi i vaksinës po vonon pasi "Nuk ka stimuj ekonomikë, kështu që askush nuk punon për të".
Edhe pse studiuesit kanë tashmë kodin gjenetik të virusit, të ngjashëm me atë të Sars, do të duhet akoma muaj për të arritur në një antidot.
Pasja e sekuencës gjenetike do të thotë ‘shërim së shpejti’.
Tani është teorikisht është e mundur për të zhvilluar një vaksinë kundër virusit të ri 2019-nCoV që u shfaq në Kinë.
“Sekuenca gjenetike është e njohur tashmë dhe vaksina mund të krijohet brenda disa javësh”, - thotë Rino Rappuoli, një nga ekspertët kryesorë ndërkombëtarë të vaksinave.
“Fakti që sekuenca gjenetike është publikuar në faqen e internetit të GeneBank dhe se është lirisht e arritshme për të gjitha grupet kërkimore në botë do të thotë që "sot ne kemi informacionin gjenetik që fshihet pas këtij virusi dhe tani është teorikisht e mundur që shpejt mund të bëjmë gjithçka, sikur të kishte virusi në laborator ”, theksoi Rappuoli.
Lajmi kryesor: