Koronavirusi, gjithnjë e më afër vaksinës, krijohet harta 3D e proteinave

Koronavirusi, gjithnjë e më afër vaksinës, krijohet harta 3D e proteinave

Nga hulumtimet shkencore vijnë rezultate të reja dhe premtuese në lidhje me prodhimin e vaksinës, në gjendje të luftojë ‘Covid-19’, infeksionin e rrugëve të  frymëmarrjes që rrjedh nga SARS-CoV-2, koronavirusi i ri që shpërtheu në qytetin kinez Wuhan, në provincën Hubei më 24 dhjetorin e kaluar.

Studiues nga Universiteti i Teksasit, kanë krijuar një hartë 3D që riprodhon në detaje strukturën e një prej proteinave të pranishme në sipërfaqen e virusit.

Këto proteina, të quajtura 'spike', luajnë një rol themelor në përhapjen e epidemisë, pasi ato veprojnë duke "shqyer’ dyert e hyrjes së qelizave të sistemit të frymëmarrjes te njeriu, duke favorizuar hyrjen e virusit në to dhe përhapjen e tij.

Rezultati i marrë nga studiuesit e Universitetit të Teksasit sigurisht do të ndihmojë shkencëtarët dhe studiuesit që po luftojnë prej disa javësh kundër kohës për të zhvilluar vaksinën dhe për të frenuar përhapjen e virusit.

Harta 3D e proteinës, përveç që u siguron ekspertëve një material të vlefshëm për të stimuluar formimin e antitrupave, mund të përdoret edhe si një lloj magneti molekular, për të "përparuar" antitrupat e pranishëm në gjakun e ish-pacientëve të infektuar me virusin.

Ekipet e Universitetit të Teksasit në SHBA ndër vite janë përfshirë edhe në studimin e koronavirusëve të tjerë, si SARS dhe Mers.


Lajmi kryesor:

Mbi 2,000 viktima nga koronavirusi, shënohet vdekja e 6-të jashtë Kinës, Pompeo thirrje Pekinit për transparencë mbi virusin


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja