Koronaviursi anulon dhe shtyn dasmat e gëzimet familjare. Këtë e pohojnë organizatorët e dasmave. Prej më shumë se 20 ditësh të gjitha restorantet kanë mbyllur aktivitet e tyre, si masë për mbrojtjen dhe parandalimin nga COVID-19.
Julian Deliaj, një ndër pronarët e një restoranti që punon në fushën e dasmave në Vlorë thotë që një fejesë që ishte prenotuar është anuluar për shkak të situatës.
"Tani kjo ka ndikuar normalisht, të gjithë flasin për koronavirusin normalisht që ka ndikime, janë anuluar. Për tani u anulua një fejesë", tha Julian Deliaj
Gjithashtu, krahasuar me një vit më parë Juliani thotë se në këtë periudhë kishte një bum prenotimesh për evente gjatë muajit korrik dhe gusht, por deri më tani për këtë vit nuk ka asnjë rezervim.
"Në këtë sezon tani në mars dhe prill bëhen penotimet përfundimtare për korrikun dhe gushtin, por kjo situatë na ka penalizuar nuk po vazhdojmë dot, nuk kemi asnjë rezervim as evente rishtazi", tha Julian Deliaj
Një tjetër biznes që operon në fushën e eventeve janë edhe fotostudiot. Julian Bleta nga qyteti i Vlorës thotë se deri më tani janë anuluar dy dasma si dhe tashmë kur aktiviti është mbyllur nga komunikimet me klintët, ai tregon që kanë frikë të prenotojnë për shkak të pasigurisë nga COVID-19.
"Kemi 20 ditë që kemi mbyllur studion, që aty po presim po flasim me klientët por edhe ata vetë nuk dinë çfarë të bëjmë. Kemi anuluar dy dasma për këtë muaj", tha Julian Bleta
Por të vendosur për respektimin e masave në kuadër të COVID-19 e vetmja gjë që këto biznese urojnë është që kjo situatë të përfundojë sa më parë, pasi dhe ndikimet në ekonominë e tyre kanë nisur të shfaqen.
"Në këto muaj kishim ditëlindje dhe evente, por dhe këto do anulohen kështu është situata ne jemi dakort me situatën, do respektojmë masat, shpresojmë të dalim shpejt nga kjo situatë se normalisht ka ndikim te biznesi", tha Julian Bleta
Organizatorët e dasmave, i kanë mbyllur bizneset, në kuadër të masave në luftën kundër koronavirusit, në mënyrë që të shmangen grumbullimet e njerzëve.
Nuk pjer dhine vlonjatete martohene janë trima mbi trimat
PërgjigjuO JULO TE PASKA IK BLETA FARE...FSHATI DIGJET...TI NA FLET PER DASMA..NEJSE NGA VLORA JE,TA FALIM PFFF