Konfirmimi i 2 rasteve, babë e bir, me koronavirus në Shqipëri, bëri që qeveria të merrte masa të menjëhershme për të frenuar sa më shumë përhapjen e saj. Përveç mbylljes së shkollave, pezullimit të lundrimeve dhe fluturimeve me Italinë veriore, masat janë shtuar edhe në institucionet penitenciare. Në karantinë do të kalojnë edhe ata persona që hyjnë për herë të parë në qelitë e paraburgimit dhe burgut gjatë kësaj periudhe.
Sipas burimeve për Shqiptarja.com si pjesë e masave të shtuara, çdo person që hyn për herë të parë në burg gjatë kësaj periudhe, duhet të kalojë në karantinë për 14 ditë, në ambiente të posaçme të burgut dhe më pas t'u bashkohet të burgosurve të tjerë në qeli. E gjitha kjo për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në sistemin e burgjeve. Lajmi u dha edhe nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, sipas së cilës ky karantinim i të burgosurve që dërgohen në qeli gjatë kësaj kohe epidemie të koronavirusit bëhet për të mbrojtur stafin e burgjeve dhe të burgosurit.
"Ata të cilët hyjnë për herë të parë në institucion dhe do duhet të qëndrojnë në një observim pak më të gjatë nga ajo çka parashikuar rregullorja e burgjeve, duke ju përshtatur edhe afatit të përcaktuar nga afati i protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë," tha Gjonaj për TCH.
Një tjetër masë e shtuar në ambientet e burgimit dhe të paraburgimit është edhe trajtimi i veçantë i të burgosurve të moshuar apo atyre që vuajnë nga sëmundjet kronike, si pjesa më vurnerabël, ku koronavirusi shfaqet më agresiv.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.7%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 501
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
I dënuari 73-vjeçar vdes në QSUT (EMRI)
9 Dhjetor 2024, 21:04
-
I dënuari del me leje nga Burgu i Rrogozhinës dhe nuk kthehet më! I kishin mbetur edhe rreth 4 vite izolim, prej tre ditësh në arrati (EMRI)
5 Dhjetor 2024, 12:56
-
‘Mbyllja e Zaharisë nuk rregulloi asgjë’, KLSH: Të sëmurët në kushte të vështira në Shënkoll, ka mbipopullim! Të shëruarit ‘harrohen’ nga gjykatat
4 Dhjetor 2024, 16:51
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor 2024, 14:55
-
Drejtori i Burgjeve takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar: Seanca gjyqësore me video-konferenca, synojnë modernizimin e sistemit
21 Nëntor 2024, 15:09
-
Tiranë/ Ishte dënuar me 8 vite burgim për drogë në Shkodër, vdes te Onkologjiku i QSUT-së italiani 64-vjeçar! Pësoi arrest kardiak
19 Nëntor 2024, 15:04
-
Manja: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë është 14.3 mld lekë, rritje fondesh e pagash! Paraburgim i ri në Kukës dhe uniforma për stafin e Burgjeve
18 Nëntor 2024, 16:42
-
Në 2025 ndërtohet burgu i Kukësit! Merr jetë projekti anti-dronë
12 Nëntor 2024, 17:09
-
Pr.buxheti 2025, Manja: Do të mbyllen burgjet e trashëguara nga komunizmi, paraburgim i ri në Kukës! Edhe sisteme antidron
8 Nëntor 2024, 12:11
-
Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën
16 Tetor 2024, 17:39
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05