Në një postim në Twitter, kryeministri britanik Boris Johnson I cili ndodhet që nga dita e djeshme në njërin nga spitale e Londrës ka shkruar se ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe shpirtërore dhe ka bërë thirrje që njerëzit të qëdrojnë në shtëpi.
Statusi i Jonson në Twitter
“Unë dua të falenderojë gjithë stafin e shkëlqyer që po kujdeset për mua dhe të tjerët në këtë kohë të vështirë. Ju jeni më të mirët e Britanisë. Ju lutem qëndroni në shtëpi për të shpëtuar jetë.
Mbrëmë, me këshillën e mjekut tim, unë shkova në spital për disa teste rutinë pasi ende jam duke provuar simptoma të koronavirusit. Jam në gjendje të mirë shpirtërore dhe mbaj kontakte me ekipin tim në qeveri, pasi ne punojmë së bashku për të luftuar këtë virus dhe për t'i mbajtur të gjithë të sigurt”.
55 vjeçari Boris Johnson, i cili deri kohët e fundit mburrej me "shtrëngimin e duarve me të gjithë" megjithë kërcënimin nga koronavirusi, dje duhej të hiqte dorë edhe prej karantinës në shtëpi. Ai është lideri i parë botëror që shtrohet në spital si pacient nga koronavirusi.
E fejuara e tij dhe gruaja e ardhshme, Carrie Symonds 32 vjeçe shtatzënë në muajin e gjashtë, edhe ajo prej ditësh në karantinë prej koronavirusit, tani ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore.
Kryeministri britanik ishte partizan i teorisë së asaj që njihet si 'Imuniteti i tufës' dhe që në fillimet e epidemisë nisi ta zbatonte në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas teorisë së kryeministrit, britanikët nuk duhet ti nënshtroheshin asnjë mase kufizuese në mënyrë që rreth 60% e popullsisë të infektohej dhe të fitonte imunitet nga koronavirusi pavarësisht se do të kishte edhe shumë vdekje.
Lajmi kryesor: