Koronavirusi, Lindja e Mesme tejkalon shifrën 10,000 raste të infektuar

Koronavirusi, Lindja e Mesme tejkalon shifrën 10,000 raste të infektuar

Përhapja e Covid-19 është përshpejtuar ndjeshëm në Lindjen e Mesme. Rastet totale tejkaluan shifrën 10 000 raste, 90 përqind prej të cilave janë në Iran, por gjithashtu ka edhe Katari dhe Bahreini.

Të gjitha vendet kanë marrë masa të ngjashme me ato të Italisë dhe janë izoluar në mënyrë efektive nga bota e jashtme, duke ndaluar fluturimet në shumicën e destinacioneve dhe kontrolle gjithnjë e më të rrepta në kufijtë tokësorë. Situata më e rëndë mbetet ajo e Iranit, ku dhe qeveria ka kërkuar ndihmë prej 5 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe ka kërkuar gjithashtu furnizime mjekësore.

Irani i kërkon FMN ndihmë

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, janë 10.075 raste të infeksionit në vend kurse numri i viktimave 429. Gjithsesi kurba e infeksionit vazhdon të ngrihet lart. Disa besojnë se shifrat e vërteta, jo ato të qeverisë, janë shumë të larta. Kjo edhe për shkak se Teherani ka vendosur masa kufizuese me tepër vonesë, nuk ka dekretuar zona të kuqe dhe i ka lënë njerëzit të lirë të lëvizin lirisht.

Sistemi shëndetësor, megjithëse i një niveli të moderuar, është dobësuar nga sanksionet amerikane dhe vuan nga mungesa e pajisjeve mbrojtëse dhe ilaçeve.

Izraeli 100 të infektuar

Me 28 infeksione të reja brenda 24 orëve të fundit, kurba e koronavirusit gjithashtu është përshpejtuar edhe në Izrael, ku numri i përgjithshëm i infektuarve është rritur në njëqind, një pjesë e madhe në gjendje kritike. Netanyahu ka ndaluar të gjitha tubimet me më shumë se 100 njerëz, ka bllokuar fluturimet nga vendet më të rrezikuara nga infeksioni, duke karantizuar këdo që hyn në vend nga jashtë.

Arabia Saudite

Arabia Saudite ka adaptuar linjën e stilit kinez në përgjigje të infeksionit prej koronavirusit.Ka mbyllur fluturimet me vendet në rrezik infeksioni dhe gjithashtu ka mbyllur kufijtë me shtetet e Gjirit. Sidoqoftë, rastet janë 45 të infektuar. Autoritetet kanë parashikuar gjobë prej 120 mijë eurosh për ata që fshehin gjendjen e tyre shëndetësore kur kthehen nga jashtë.

Katari, i cili ndërmori masa të buta në përgjigje të koronavirusit ka 262 të infektuar.

Në Turqi vetëm një rast

Ankaraja tashmë ka mbyllur kufijtë tokësorë me Iranin për tre javë dhe ka kufizuar lidhjet ajrore me të gjitha vendet e prekura. Dje, rasti i parë u regjistrua në Stamboll, një person që kthehej nga Europa.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Në Itali 1016 viktima, 12 839 të infektuar, 1258 të shëruar, mbyllen aktivitetet tregtare, hapur vetëm markete e farmaci! (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI