Koronavirusi, mjeku Isuf Kalo apel diabetikëve: Si të veproni gjatë vetizolimit

Koronavirusi, mjeku Isuf Kalo apel diabetikëve: Si të veproni gjatë vetizolimit

Në periudhën kur edhe vendi ynë është tashmë i përfshirë në pandeminë vrastare të koronavirusit një nga kontingjentët më lehtë të prekur dhe potencialisht më të rrezikuar nga ana shëndetësore prej tij jeni ju veçanërisht ata më të moshuar ndër jush, me sëmundje të tjera shoqëruese dhe aktualisht me çrregullim të ekuilibrit te diabetit.

Paniku, ankthi, izolimi në shtëpi, çrregullimet e dietës e kufizimet jo të zakonshme dhe atmosfera stresante e jetës në kuadrin e masave të domosdoshme kundra kësaj fatkeqësie mund që të kontribuojnë në përkeqësimin e Diabetit dhe të dëmtojnë imunitetin e organizmit tuaj në kundërvënien ndaj virusit.

Në këtë kontekst si një ndër specialistët veteran në trajtimin e kësaj sëmundje ju bëj apel ti përkushtoni kujdes të veçantë, zbatimit rigoroz me zell si kurrë ndonjëherë tjetër, udhëzimeve dhe mjekimeve që ju kanë dhënë kolegët endokrinolog në të gjithë territorin e vendit. Mos hezitoni t’i kontaktoni ata ose mjekun tuaj të familjes për t’ju ndihmuar të arrini ekuilibrimin e dëshiruar të sëmundjes si një nga masat paraprake të forcimit të organizmit në përballje me virusin.

Jam i sigurt që ata do të jenë në dispozicionin tuaj nën shembullin frymëzues  të kolegëve tanë infeksionist që po luftojnë në frontin e parë me coronavirusin, këtë përbindësh mikroskopik të ri.

Rini gjatë kësaj periudhe të vet izoluar në shtëpi. Pini ujë shpesh edhe pa patur etje, kryeni lëvizje brenda banesës apo në shkallët brenda pallatit dhe kontrolloni sipas udhëzimeve me aparatet që dispononi nivelin e  sheqerit në gjak. Është plotësisht e mundur që Diabeti të stabilizohet në nivelet e dëshiruara . Ne do të jemi të përkushtuar krahë jush .

Në se gjatë periudhës së vetizolimit çdo njeri nga ju do të ketë  ndonjë çështje a problemë për të sqaruar mund pa ngurrim të konsultohet në telefon edhe  direkt me mua në numrat; 0692062005, 0682089911 ose 0672067453. Cronavirusin do e mposhtim së bashku. Me siguri. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër