Koronavirusi/ Ndalohet lëvizja në këmbë pas orës 18:00, askush në parqe! Rama: Më shani sa të doni, por mos diskutoni të thyeni rregullat

Koronavirusi/ Ndalohet lëvizja në këmbë pas orës 18:00, askush në parqe! Rama: Më shani sa të doni, por mos diskutoni të thyeni rregullat

TIRANË - Nga sot, pas orës 18:00 nuk do të lejohet lëvizja me këmbë në të gjithë Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama tha se nga dita e nesërme do të hyjë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët dhe ata që ulen në parqe apo mjedise të hapura, por pa bërë të ditur se sa do të jetë kjo vlerë gjobe. 

"Duke nisur nga sot, çdo ditë në vijim pas orës 18.00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë territorin e republikës së Shqipërisë!

Nga nesër, me urdhër të ministres së Shëndetësisë do të hyjnë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët dhe për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura!

Ndjesë 1000 herë po s’ka rrugë tjetër për ta fituar këtë luftë, ku askush përveç atyre që shërbejnë në strukturat kritike të shtetit dhe atyre që punojnë në hallkat themelore të zinxhirit ekonomik të vendit, nuk duhet të dalë nga shtëpia përveçse për nevojat bazë të furnizimit me ushqim apo ilaçe!

Shëtitjet nuk janë domosdoshmëri jetike në këtë kohë lufte dhe uljet nëpër parqe janë të palejueshme! Më shani e talluni me mua sa të doni, s’ka asnjë problem, po mos diskutoni dhe aq më keq thyeni rregullat! I love you Frikë aspak, po kujdes po! deri në fund! Kjo nuk është lojë kukamçemthi që mbaron kur duam ne, po luftë që ne do ta fitojmë vetëm duke i bëre me vullnet të hekurt të gjitha këto që nuk duam!", shkruan Rama në Facebook.

Një masë drastike kjo që vjen pas bllokimit të qarkullimit të automjeteve në të gjithë Shqipërinë, ku lejohet vetëm lëvizja vetëm në dy orare për ata që shkojnë në punë. në mëngjes deri në 08:00 dhe pasdite 16:00-17:00.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:53
Rama: Pensionistëve do u ndalohet të dalin nga shtëpia! Pazaret do ua bëjnë fëmijët ose Bashkia

Nisur nga fakti se të moshuarit kanë qenë më të pabindur për të zbatuar vetëkarantinimin, edhe pse janë më të rrezikuarit, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se atyre do t'u ndalohet me detyrim dalja jashtë shtëpisë. Një masë shumë e vështirë, shprehet kryeministri Edi Rama, por e domosdoshme për të parandaluar një bilanc të rënduar. Të gjitha blerjet jetike do të duhet të bëhen nga fëmijët e tyre, e ndërsa për ata që i kanë jashtë qytetit do të kujdeset Bashkia dhe qeveria.

"Po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia, deri kur kjo luftë të mbarojë! Nuk mund të presim më ndërgjegjësimin e asaj pakice që vazhdon sfidon rregullat, duke vënë në rrezik shumë serioz veten dhe të tjerët! Pensionistët kryefamiljarë në qytete duhet të shërbehen me vajtje-ardhjet për shpezat ushqimore dhe farmaceutike nga fëmijët e tyre. Ata që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, do të shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë!

Të gjitha bashkitë në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë e mbrojtjes sociale, ministrinë e mbrojtjes, ministrinë e brendshme, institutin e sigurimeve shoqërore, shërbimin social shtetëror dhe agjencinë kombëtare të teknologjisë së informacionit, janë në punë për planin e mbështetjes në shtëpi të pensionistëve kryefamiljarë në çdo qytet! I lutem çdo biri dhe bije prindërish të moshuar, bëni të pamundurën të mbani në shtëpi babain e nënën tuaj, gjyshin e gjyshen e fëmijëve tuaj! T’i lesh të dalin është njësoj si t’u hapësh derën të shkojnë për të marrë pjesë në një bombardim! O zot çfarë sikleti ta thuash: Mos u jepni dorën dhe rrini tek dera në distancë kur u çoni ushqimet apo ilaçet në shtëpinë e tyre më vete! Kudo ku e keni të mundur në shtëpitë tuaja, mbajini në dhomë më vete!

Që t’i përqafojmë fort nesër dhe t’i kemi sa më gjatë pranë nesh, duhet t’i izolojmë sot nga çdo kontakt i mundshëm, me botën po e po, por edhe me vetë ne, që as dorën nuk duhet t’u japim dhe as pragun nuk duhet t’ua shkelim kur u çojmë ushqimet a ilaçet tek dera! Ndjesë 1.000.000 herë kjo ishte më e vështira që duhet të nxirrja nga goja dhe s’do doja kurrë të isha unë që duhet ta bëja këtë, por s’kam si ta mbaj për vete, kur s’ka absolutisht as edhe një rrugë tjetër! Kur themi frikë jo, kujdes po, fjala kujdes në këtë luftë ka fytyrën e prindërve tanë!", tha Rama. 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daniela: 17/03/2020 20:07

    Ore po universitetet kur do hapen,,nuk behet mesim ne shtepi...cfare shkolle eshte kjo...

    Përgjigju
  • Tani: 17/03/2020 02:58

    BRAVO..rama jemi dakort me masat e marra,,situata eshte shume serioze ;,blloko gjithcka per 10 dite,,me vone shih e bej,,ishallah e hedhim me pak deme,,,//

    Përgjigju
  • Lui: 16/03/2020 18:07

    Zoti kishte mbushur krahun me budallenj dhe kur kalonte ne cdo vend shperndante nga nje budalla. Me duket kur kaloi ne Shqiperi do jete penguar dhe i kane rene shume budallenj nga dora. Te dashur budallenj qe shani Ramen. Ate mund ta shani per shume gjera te tjera, por per masat qe nxjer nuk ka lidhje ai. Masat merren nga specialistet, ashtu sic i kane marre ne Itali e ne Kine. Deri para pak diteve thonin nuk duhet te bejme gabimet e Italise, sot qahen pse Po merren masa.. Ah mjere ne..

    Përgjigju
  • leo: 16/03/2020 17:47

    Perse cuditeni me kete vendim?Ky virus thuhet se erdhi nga lakuriqet e nates.Mirpo lakuriqet e nates flejne gjume deri ne oren 18 pastaj sa zgjohe e ngarkohen me virus dalin ne terren.Mjere ju popull kush ju qevers por nuk me dhimbeni se vete keni votuar. Se dyti mete rrezikuar jane pensionistet te cillet shumica e kane votuar kete psikopat.Tashti keta pleq e plaka ndofta paguane cmimin.Thone qe historia hakmerret.Deshroje te mos ndodhe dhe pleqet votues te ketije matrahuli(budallaji) te mos smuren se simbas ketije urdheri shume njerez do mbesin pa mbeshtetje kur duhet te rrine te gjithe ne arrest shtepije.Ky eshte shtetrrethimi i pare ne europe pas shume e shume vitesh,E gezofshi Edi Ramen

    Përgjigju
  • Dor dor: 16/03/2020 17:33

    Po çlidhje ka ne 6 te masdites? A nuk merret njilloj si ne 10 te paradites si ne 7 te darkes? Ose ndaloje krejt ose mos e nalo hiq qarkullimin ne kambë

    Përgjigju
  • Sss: 16/03/2020 16:39

    Ky esht trap komplet

    Përgjigju
  • Papi: 16/03/2020 16:37

    Ne qe jemi ne itali na zu llapa lesh duke thene mbyll kufirin qeqetani pra tre javesh , tani qe kufirin ta mbylli mali i zi dhe maqedonia tka ardhe mendja me bo karantine,pa na trego zotrote a jane te 130 respiratoret ne dispozicion te popullates apo i keni fut neper bodrume ju te parise sepse be ta vuri kufirin te thana duke thene qe kur te sherohemi ne pastaj shofim per ballkanin

    Përgjigju
  • Gesa: 16/03/2020 16:17

    Personat qe dalin xhiro duhen skeduar dhe nuk u duhet ofruar sherbimi shendetsor gratis nese infektohen.Nuk duhet ti zen vendin ne spitale atyre qe rrin ne shtepi e qe e marrin nga ndonje pakujdesi e vogel virusin.Ky popull do diktature si ne Kine

    Përgjigju
  • Vito kermilli: 16/03/2020 16:14

    O burri i Lindes, ku eshte pare kjo mase mor psikopat? Bllokoi njerezit ne konvaleshence per karantine sic premtove dhe leri keto idiotsira te pa shoqe. Do u beje pazarin pesionistave Bashkia thote palla. Idiot komplet !

    Përgjigju
    • Lui: 16/03/2020 17:59

      Ja e zeme se gati 3 milion shqiptare po ngjeshen e Po futen ne karantine te konvaleshenca. Po atje kush do ia bej pazaret pensionistsve? Apo plaka jote.. Aman mos sa budallenj na paska rrine rrisku te durojme..uhh..

  • Alb: 16/03/2020 16:02

    O zoti rama merr nje brisk e na e rruaj ne dalim vemi ne pune apo ath spunon virusi.

    Përgjigju
  • Murat Huli: 16/03/2020 15:47

    Duhet vleresoj,te zbatojme me saktesi rregullat e urdherat e nxjerra nga qeveria. Keto nuk jane kapricio te k/ministrit por norma kalimtare per situaten aktuale.

    Përgjigju
  • $$$$$$: 16/03/2020 15:40

    Enveri na futi ne bunker rama na futi ne shpi

    Përgjigju
    • Shqiptar: 16/03/2020 17:25

      Si Saliu me 1997-en dhe Koronavirusi tani.

  • Tahipi!: 16/03/2020 15:26

    kryeministri Rama kamare masa te forta kunder koronaviruesit! Lajmin e kadhene nga aromen e paster e fshatit turistik Surrel Tirona,duke urdheruar qutetaret e tirones dhe tane shqipnise ,nga Ora 18 e darkes nuk dote kete asnje levizje. Aji qe dot kapet i vetem ose cift dote gjobitet.Me heqe pensjoni ose ndime socjale nje muje. Nje paralajmerim i tille pa ligj apo aktnormativ iKryeministri t Rama ,me shtjen mallin e komedise Profekti.I Aktorit te famshem shqiptar te asaj kohe Mihal Popi ndjes past,icili komentonte ne kete komedi. Duke ju referuar profektit Tirones lartmadhnis tije Qazim bej Mulleti me thirrjen drejtuar popullit gjate kohes invadorit pushtues fashist. “Ndalohet ecja cifte e cift ,sidomos ata qe kane gjine te mufatme ,se mesiguri dot kene bumje.Kurse Rama ka nje qasje tjeter ndalohet qendrimi ne lulishte e parqe pas ores 18.se rrezik koronoviruesi. Nuk e di me ke keshillohet Kryeministri per vendosjen e ketyre maseve represime qe njerzit qofshin individualisht ose cifte te qendrojne ne diel apo ajer te paster per te luftuar kete lloje epidemije. Ne nje shprehje te urte popullore pse jo dhe te Hipokratit meperpara shkruhej ne liber:”Atje ku hyne dielli nuk hyn mjeku.Jam plotesisht dakort me mos levizje e grumbullim turmash njerzish apo makinash ,sic ndodh zakonisht ne Tironen tone,por jo per kufizime levizjesh te njerzeve qe kane nevoje per ajerim e clodhje. Marja e nje mase te tille kufizimesh drastike dashje padashje krijon koncetet e mosbindjes civile te njerzeve,jo pertekundershtuar qeverin Kryeministrin,por per nje te drejte universale te njeriut ate te levizjes ne nature e ajer te pastert.

    Përgjigju
  • agim: 16/03/2020 15:23

    KUfirin me Italine e mbylle me vonese.Tani ben si plaka qe mbasi u qi mbylli deren,edhe po na ndalove te marrim fryme virusoii eshte fute mbrenda,vetem zoti na shpeton ju jooo

    Përgjigju
    • Alb: 16/03/2020 18:38

      O shaban dhe njeriut sia ndalon dot te dali nga shpia kete po themi

    • Loran shehu: 16/03/2020 16:36

      Agim ke ber nje koment te shkelqyer nuk as ci heq e as ci shton komentit tat

    • Shaban: 16/03/2020 16:24

      Pse po ti mbyllte me heret do i linte njerezit ne det?? Kush ka pasaporte shqiptare sja ndalon dot te kthehet ne shqiperi. Por kaqolat si puna jote kur pane gripin ne itali u kthyhen ne shqiperi qe te takonin fisin dhe komshinjte.

  • Ardijan: 16/03/2020 15:12

    Vazhdo! Shpejt,sakt dhe me forcë! Si e ke thënë jemi nê luftë dhe kur lufta të mbarojē askush nuk do numërojē fishekët e ndryshkur tē atyre qē shajnē e mallkojnë por tē gjithē do sulen tē numērojnë viktimat!!!! Vazhdo! "Armiku"sot êshtë rrugve! Izoloje!.

    Përgjigju
  • Roza: 16/03/2020 15:11

    Te lumte zoti Rama. S’na gjeti gje se do mbyllemi brenda. Le te te shajne injorantet “trimat e Shqiperise qe nuk duan as veten e as femijet e tyre. Ti ben mire te vazhdosh per mente miren e popullit. Faleminderit, Roza

    Përgjigju
  • Pensionisti: 16/03/2020 15:09

    Ma sjell djali me nipin virusin ne shtepi edhe po nuk dola une nga shtepia. Do na marresh jeten o dobiç. Kjo nuk eshte karantin! Tallava tallava. Mos te dali njeri nga shtepia se na shuat. Pleq e femije ka shqiperia. Karantin absolute

    Përgjigju
    • eri: 16/03/2020 15:17

      thuaj djalit dhe nipit te rine ne shtepine e tyre sa te kaloje kjo gjendje

  • CaBone: 16/03/2020 15:06

    Je ashtu krisem Z. KM. Veja te gjithce qeleshen si mbas kokes qe kan. Vetem funksionimi ligjit dhe frika e ben popullin te ndergjegjshem. Personalisht jetoj ne UK nga 20 + vite dhe ktu akoma as nuk te q..in as nuk te leshojn. Un pres te behem baba per her te 3te (per ata qe kan merak se po tkurret popullsia Shqiptare, por kam dhe shum shok e miq po keshtu me nga 2-3-4 kalamaj

    Përgjigju
    • Veri: 16/03/2020 19:20

      Ja te pyesim gruan tate @Ukk. Apo te rref po e pyete?

    • Ukk: 16/03/2020 15:24

      Po gruja sa femij ka me dokumenta ??

  • Sara Itali: 16/03/2020 14:47

    Duhet ti tregosh qe hapen vrima ne mushkeri,ne melqi,nese tani je mir pas gjysem ore mushkerit ndalojn se funksionuari,vdesin cdo mosh e jo vetem pleq,virusi qendron ne ajer 9 ore e jo 30 min sic thuhej me par...keto efekte tregojn mjeket italian nga mengjesi ne darke.Vetem ti tregosh si te vdes ky virus mbase kuptojn ndonje gje edhe pse injoranca ne Shqiperi e dim qe eshte e larte sepse zoteri nuk te ben leku por familja.

    Përgjigju
    • Fantascienza: 16/03/2020 16:01

      Rrini ne shtepi. Nuk ka zgjidhje tjeter. Karantina eshte e vetmja zgjidhje per mos ta perhapur. Se ilaç nuk ka per virusin. Ilaçi eshte per te shpetuar nga efektet e virusit. Ndersa ti Sara ja ke fut si kau peles

    • Sari: 16/03/2020 15:27

      Po mir ajri si e mori virusin????

  • Ggg: 16/03/2020 14:38

    Mbas pak kohe do jepet urdher qe te mos marrim fryme....

    Përgjigju
  • Noti: 16/03/2020 14:33

    Po ca thua more debil..pse ca jemi ne..sdashkemi te dalim ne kembe ne se te do bytha ty

    Përgjigju
  • Berish Virusi: 16/03/2020 14:19

    O Edvin Mafia nuk ke cfar me ban une leviz bregut te detit ketu ne Gjirin e Lalzit

    Përgjigju
    • O Berish: 16/03/2020 14:29

      Kina ta befte Sheqeren.

  • Agim Cupja: 16/03/2020 14:12

    Dhe pak do ndalohet qendrimi ne kembe fare, ose shtrire ose ulur!

    Përgjigju
  • rambo: 16/03/2020 14:11

    paske pi shum mall sot o psikopat

    Përgjigju
    • rambo leshi: 16/03/2020 14:52

      ku ka frike ramnua??shume rambo ke pare more debil.keshtu eshte shikoni rambo ne tv dhe dilni ne rruge dhe ju duket vetja rambo,pastaj papritur emri te shtylla

  • Emri: 16/03/2020 14:06

    Rrrropt mu ne pidhhh ku tk keni krejt

    Përgjigju
    • Vlore: 16/03/2020 21:36

      Bajge

  • Ben Tironci: 16/03/2020 14:06

    Forca Edi do e mposhtim koleren.Me ndihme dhe doktoresh Lavire Monik

    Përgjigju
    • Landi: 16/03/2020 15:43

      O Edo un do dal edhe bo prov m nalo naj polic se ia ngjis virusin n sekonda sidomos nqs esht bashkie!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja